E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovojme politiken e fqinjesise se mire

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, deklaroi dje ne Tirane, se "Kosova do te promovoje politiken e fqinjesise se mire ne rajon, duke u shnderruar ne nje faktor stabiliteti dhe paqeje". Krasniqi u shpreh se "pas gati nje shekulli te aneksimit te dhunshem te Kosoves nga Serbia dhe Jugosllavia, perfaqesuesit e saj te zgjedhur ne 17 shkurt 2008, ndermoren veprimin vendimtar historik, ne bashkepunim me bashkesine nderkombetare, shpalljen e pavaresise se Republikes se Kosoves". Sipas tij, "te berit shtet me vete te Kosoves i ka paraprire levizja e gjate dhe e pergjakshme kombetare e sublimuar me luften titanike te UCK-se dhe solidaritetin nderkombetar ne kete lufte te drejte dhe legjitime".
Ne kete drejtim, Krasniqi vuri ne dukje se "zgjidhja e statusit te Kosoves i ka hapur rruge paqes, stabiliteti dhe mirekuptimit ne Ballkan, nderkohe qe jane krijuar kushtet e ndertimit te nje Ballkani te ri, te popujve te lire". Krasniqi vleresoi gjithashtu te gjitha shtetet dhe popujt e tjera te Ballkanit, qe u angazhuan ne nje politike te re te partneritetit e bashkepunimit reciprok, partneritet i cili duhet te jete celesi i integrimeve te rajonit ne BE". "Pa kaluar as 24 ore nga shpallja e pavaresise se Kosoves, filloi njohja nderkombetare e saj. Deri ne castin qe po flasim Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran e kane njohur dhjetera vende dhe presim qe nga dita ne dite te shtohet numri i vendeve qe e njohin shtetesine e Kosoves. Me nje varg vendesh mike tashme kemi filluar marredheniet diplomatike mes shteteve tona, nderkohe qe njohja e Republikes se Kosoves do ta ndihmoje Serbine te ngrihet nga shtrati i vandalizmit, i krimit dhe i genocidit", tha Krasniqi. Sipas tij, "ky proces i madh dhe i shpejte do te rezultoje me aderimin e Republikes se Kosoves ne organizata nderkombetare, perfshi BB, FMN dhe hyrjen ne familjen e madhe te kombeve te lira e te pavarura, anetaresimin ne BE".
"Kosova eshte mirenjohese per ndihmen nderkombetare te SHBA, BE-se dhe NATO-s per ndryshimet e medha qe ndodhen ne Kosove si dhe per rolin gjate ketyre viteve te UNMIK-ut dhe te KFOR-it ne perparimet qe jane arritur ne vendin tone", tha Krasniqi. Duke theksuar se Kosova do te promovoje politiken e fqinjesise se mire, Krasniqi u shpreh se "Kosova do te jete faktor stabiliteti dhe paqeje ne rajon, dhe per kete jane ndermarre hapat e duhura dhe jane arritur marreveshje". Ne kete kuader ai u shpreh se "Kosova duke qene e vetedijshme qe marredheniet miqesore dhe bashkepunimi rajonal i kontribuojne integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE, do te beje gjithcka varet prej saj, per arritjen e ketyre objektivave historike te kombeve dhe vendeve tona".
Duke u ndalur te marredheniet mes Kosoves dhe Shqiperise, Krasniqi vuri ne dukje se "tashme keto marredhenie jane ne nje nivel te ri dhe do te shenojne perparim ne dobi te dy vendeve dhe rajonit". Sipas tij, "autostrada Durres-Morine dhe me tej vazhdimi i saj ne Kosove, do t' sherbeje jo vetem lidhjeve mes dy vendeve, por edhe rritjeve te shkembimeve njerezore dhe tregtare per tere rajonin".
Gjithashtu, Krasniqi u ndal edhe ne pershkallezimin e levizjes se ekstremisteve serb gjate ketyre diteve ne Mitrovice, duke theksuar se "ato nuk e lekundin qellimin e Kosoves per marredhenie miqesore me Serbine". "Kjo do te reflektohet ne politiken qe do te ndjekim per zbatimin e plote te te drejtave te komuniteteve sipas vizioneve te pakos Ahtisari dhe instrumenteve nderkombetare. Kosova eshte e interesuar te kete marredhenie me te gjithe fqinjet, perfshi edhe Serbine, sidoqofte zhvillimet ne Serbi nuk mund te kene ndikim te drejtperdrejte ne Kosove. Sa me shpejt qe te njohe pavaresine e Kosoves, aq edhe me e lire do te jete Serbia per te ndjekur rrugen e integrimit evropian", tha Krasniqi. Duke u ndalur te prioritetet qe dalin perpara autoriteteve kosovare, Krasniqi u shpreh se "nje nga prioritetet e larta te institucioneve te Kosoves demokratike dhe shumeetnike eshte integrimi i qytetareve serb ne te gjitha fushat e jetes, qellim qe do te njihet jo vetem ne legjislacion, por edhe duke krijuar nje klime bashkejetese paqesore dhe me perkushtim per permiresimin e jetes se komuniteteve".
"Komuniteti serb tashme eshte i perfshire ne Kuvendin, qeverine dhe administraten e Kosoves, por ne kemi akoma per te bere per arritjen e te gjitha standardeve te kerkuara per komunitetet. Nga sfidat afatgjata qe do te kete Kosova eshte lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne pergjithesi, objektiv qe do te arrihet duke ngritur nje sistem efikas te drejte dhe te pavarur gjyqesor", tha Krasniqi, duke shtuar se "Kosova i ka kapacitetet e duhura shtetformuese".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›