Java e tetë

Manifestimi “Java e Bibliotekës në Kosovë” edhe këtë vit vjen me aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me bibliotekarinë. Në edicionin e tetë të këtij manifestimi, i cili fillon më 12 dhe përfundon më 17 prill, do të ketë aktivitete të ndryshme, ndër të cilat duhet veçuar referimet e ekspertëve amerikanë të bibliotekarisë lidhur me trendet e reja në bibliotekarinë amerikane, pastaj ligjëratat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, sesionin shkencor mbi koleksionet e veçanta të BKUK-së, tryezën shkencore ‘Jeta dhe vepra e Fehmi Aganit’, sesionin shkencor ‘Trashëgimia kulturore e Kosovës’ etj.
Në konferencën e organizuar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës,
Sali Bashota, drejtor i kësaj biblioteke, tha se edhe këtë vit manifestimi “Java e Bibliotekës në Kosovë” organizohet bashkë me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.
Ai tregoi se kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme me aktivitete të ndryshme, duke u nisur nga tema bosht lidhur me koleksionet e veçanta në bibliotekë ku do të ketë referime nga përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe nga përfaqësuesit e BKUK-së.
“E veçanta tjetër do të jetë edhe pjesëmarrja e ekspertes amerikane Catherine Marsicek, e cila do të ligjërojë për trendet më të reja të bibliotekave amerikane. Aktiviteti do të jetë i përqendruar edhe me zhvillimin e manifestimit të bibliotekës ndërkomunale të Prishtinës, të Prizrenit dhe të Gjakovës, po ashtu për herë të parë do të marrë pjesë edhe Universiteti Amerikan në Kosovë ku do të ketë një ligjëratë në bibliotekën e Universitetit Amerikan”, tha Bashota. Ai tregoi se këtë aktivitet përpos Ambasadës Amerikane do ta mbështesë edhe Ambasada Gjermane me një koncert, i cili do të përmbyllë aktivitetin e Javës së Bibliotekës.
Ndërsa, me rastin e Ditës së Donacioneve, BKUK do të përfitojë mjaft donacione për zhvillimin e koleksioneve të saj. Ndër donatorët e këtij viti, Bashota përmendi Ambasadën Amerikane, Pro Credit Bank, Ipko, pastaj botuesin gjerman Robert Olms, i cili ofron Historinë e Shkencës Gjermane në fusha të caktuara, një donacion librash në vlerë prej 33 mijë euro.
Për herë të parë BKUK do të përurojë edhe galerinë e bibliotekës, ku do të ekspozojnë artistët e rinj të UP-së.