Perleshje ne Athine humb jeten nje protestues

Një manifestues grek 53-vjecar ka humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë, pas një infarkti. Agjencitë e lajmeve njoftojnë viktimën e parë të përleshjeve të ashpra në sheshin Sintagma, ndërsa vazhdojnë mainfestimet përpara parlamentit kundër paketës së re të kursimit të Qeverisë Papandreu.
Burime spitalore njoftojnë për rreth 40 të plagosur që marrin mjekim, ndërsa njoftohet se përplasjet nisën kur dhjetëra mijëra qytetarë kishin nisur marshimin e tyre të protestës. Parlamenti grek pritet të votojë paketën e re e cila parashikon rritje të taksave, reduktimin e rrogave dhe pensioneve, si dhe shkurtimin e 30 mijë vendeve të punës.
Policia është detyruar të ndërhyjë, kur qindra të rinj të veshur me të zeza sulmuan me gurë dhe bomba me benzinë. Të dhënat flasin për një polic të plagosur rëndë. Përleshjet e së enjtes pasojnë ato të një dite më parë, në nisje të grevës së përgjithshme 48 orëshe të sektorit publik dhe atij privat që ka paralizuar Greqinë. Pavarësisht kundërshtimit mbarëpopullor, parlamenti pritet të kalojë paketën e re.
Më shumë se 5 mijë trupa policore janë sjellë në Athinë për të mbajtur nën kontroll protestat dhe mbrojtur godinën e Parlamentit. Brenda saj, deputetët debatojnë për paketën, e cila duhet të miratohet nen për nen, pas kalimit në tërësi mbrëmjen e së mërkurës. Parlamenti ndodhet i rrethuar me një kordon të ngjeshur policor, ndërsa protestat kanë ndalur cdo aktivitet tjetër në Athinë.
Juli Prifti