E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezoi te mituren prostitute bie ne pranga tutori ne Itali

TIRANE - Nje 44-vjecar i shpallur ne kerkim nderkombetar per shfrytezim prostitucioni nga drejtesia shqiptare u arrestua dje ne Itali pas nje bashkepunimi te Interpol Tiranes me Interpol Romen. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise Klodian Gjini nga fshati Kcire i Pukes dhe banues ne Durres eshte arrestuar ne Itali pasi kerkohej prej me shume se gjashte vitesh nga Interpoli. Gjini akuzohet se ka shfrytezuar per prostitucion ne Itali nje vajze te mitur per kete arsye eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar me 12 vjet burg. Sipas policise Gjykata e Pukes me date 18 mars te vitit 2004 e ka denuar shtetasin Klodian Gjini me 12 vjet heqje lirie per kryerjen e vepres penale te shfrytezimit te prostitucionit. Menjehere pas vendimit te dhene nga gjykata Gjini eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana. Sipas vendimit te gjykates i arrestuari Klodian Gjini ka detyruar te ushtroje prostitucion nje vajze 16-vjecare nga Puka. Sipas policise 44-vjecari me ane te mashtrimit i kishte premtuar adoleshentes se do martohej me te ne Itali dhe gjate gjithe kohes se qendrimit atje e ka detyruar te mituren te ushtroje prostitucion duke e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Policia shqiptare u njoftua dje per arrestimin e tij ne Rome dhe pritet qe shume shpejt te nisin procedurat per ekstradimin e tij drejt Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›