Planifikonin grabitje arrestohen pese persona
TIRANE - Nje informacion i siguruar nga Policia e Tiranes se gjate protestes se djeshme nje grup te rinjsh kishin planifikuar grabitje me arme e maska ka vene ne levizje forcat speciale RENEA. Pasi eshte marre informacion per vendndodhjen e te dyshuarve RENEA me mbeshtetjen e oficereve nga Drejtoria e Policise se Tiranes filluan nje operacion pak minuta para mesnates te se premtes ne drejtim te Sharres. Sipas informacioneve te siguruara ne rruge operative nga policia dyshohej se ne nje kasolle me llamarina perbri varrezave te Sharres nje grup djemsh kishin siguruar municion dhe arme per te kryer grabitje. Madje sipas te dhenave te policise i njejti grup ishte ne kerkim pasi dyshohej per kryerjen e disa vjedhjeve me arme ne periudha dhe zona te ndryshme te Tiranes. Forcat speciale kane rrethuar vendin ku ndodheshin te dyshuarit dhe pasi jane siguruar te gjitha rrethanat e nevojshme per te nderhyre u ka bere thirrje personave qe ishin brenda qe te dilnin pasi ishin te rrethuar. Per disa minuta te rinjte qe ndodheshin brenda kasolles kane hezituar por me pas kane dale jashte nje nga nje me duart pas koke dhe jane dorezuar tek forcat e policise. Nderkohe gjate kontrollit te kryer ne vendin e ngjarjes burimet thane se eshte zbuluar nje arsenal armesh qindra fisheke dhe disa arme zjarri automatike si dhe lende plasese. Gjithashtu jane gjetur edhe maska e doreza qe dyshohet se autoret i kane perdorur ne disa raste grabitjesh dhe sipas te dhenave do i perdornin per vjedhjet e radhes gjate protestes qe u zhvillua dje ne kryeqytet. Policia e Tiranes konfirmoi zyrtarisht operacionin qe sipas te dhenave pritet te kryhen edhe disa verifikime te tjera per persona qe mund te jene bashkepunetore te 5 te arrestuarve. Per kete arsye emrat nuk u bene publike nga policia dhe pritet qe sot te kene nje konference per shtyp ne lidhje me operacionin. Pese te rinjte persona me precedente penale mbahen te izoluar ne Drejtorine e Policise se Tiranes.