E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria të japë llogari për tenderat dhe konçesionet e Bregut, Priftit e Vokshit

Tiranë, 30 gusht, NOA Qeveria duhet të japë llogari për tenderat dhe konçesionet e dy ministrave Majlinda Bregu, Dritan Prifti si dhe deputetes Albana Vokshi.

Një fakt të tillë e ka deklaruar sot deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia, menjëherë mbas deklaratës së bërë nga kolegu i tij demokrat, Eduart Halimit lidhur me akuzat për të ashtuquajturën aleanca Edvin and Tan Lepri; duke i kujtuar kështu akuzat e ngritura për abuzime me miliona lekë nga selia rozë ndaj përfaqësuesve demokratë.

E njëjta histori përsëritet çdo ditë. Skanë përgjigje për akuzat dhe të vetmen gjë që bëjnë janë balta dhe shpifjet, tha Qefalia, duke shtuar qeveria duhet të japë shpjegime për akuzat dhe faktet e publikuara.

Boll përsëritët të njëjtat shpifje. Nëse jeni të pastër, mos kini frikë. Përballuni me faktet.

Ndërkohë që opinioni publik do të njihet nesër me prova të reja mbi korrupsionin e ministres së Integrimit dhe jo vetëm kaq. Por një listë e gjatë zyrtarësh rezultojnë të përfshirë në këto afera që po uzurpojnë pronat e shqiptarëve, përfundoi deklaratën e tij deputeti socialist, Xhemal Qefalia.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›