E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të rrëfehet për aleancën me Tan Leprin, gjobat e mijëra apartamentet

Tiranë, 30 gusht, NOA Prej tre javësh Edvin Rama, ky fakir fukara i vetëdeklaruar është pa gojë, nuk jep shpjegime, nuk përgjigjet për asnjë nga akuzat, që tregojnë me gisht aleancën Edvin and Tan Lepri.

Me një deklaratë të tillë, deputeti demokrat Eduard Halimi, ka lëshuar akuzat e radhës ndaj kreut të selisë rozë, duke shtuar se i ashtuquajturi mr.20% po hesht për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën Edvin and Tan Lepri në afërsi të digës së liqenit.

Heshtja prej varri mbi 20% e përvetësuar në çdo leje, prej 12 vitesh; heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%; heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1 milion dollarë gjobë; heshtja ndaj akuzave të medias për gjysëm milion m2 ndërtim; heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën Edvin and Tan Lepri; heshtja për 100 milion euro, vetëm nga një zhvillues, me dokumenta e prova; e gjitha ulëret frikshëm për ty, Edvin Rama, akuzoi Halimi.

Në fund, deputeti demokrat i drejtoi Ramës thirrjen që të dalë nga kutia, të bëhet i gjallë dhe të bëjë transparencën e kutisë së Leprit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›