Turi diplomatik, Meta niset drejt Amerikës Qendrore

Tiranë, 30 gusht, NOA Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, nisi një tur vizitash zyrtare në disa vende të Amerikës Qendrore, ku bëhet me dijeni se këto shënojnë vizitat e para të një diplomati të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende.
Në këtë kuadër, Meta do të vizitojë Republikat
e Guatemalës, Salvadorit dhe Hondurasit me qëllim nxitjen e dialogut
politiko-diplomatik me këto vende.
Thellimi i njohjes mes vendeve tona, do të sjellë arritjen e rezultateve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe do të ndihmojë në krijimin e një baze më të gjerë të bashkëpunimit, duke veçuar fushat ekonomike, kulturore, etj.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë lobimi për njohje të reja për Kosovën, pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe përgatitjet për fillimin e punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
n.e/NOA