E Diel, 1 Nëntor 2026

Kondrabanduan 70 klandestinë, kapen trafikantët

Policia ekzutoi vendimet e arrestit për tre persona të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të kufirit

TIRANE- Arrestohen tre të përfshirë në një rrjet të trafikut të klandestinëve, të cilët merrnin nga 800 deri në 1500 euro, për kalimin e një personi në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt Greqisë.


Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit që konfirmuan se gjatë operacionit të koduar "kapshtica", janë ndaluar dhe arrestuar Kreshnik Dunga, 32 vjeç, Bilal Aliaj, 31 vjeç, Bashkim Brahimi, 22 vjeç, të tre banues në Kamëz të Tiranës. Ndaj tyre, Gjykata e Tiranës me 5 nëntor 2009, ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë, pasi akuzohen për "Dhënie ndihme për kalimi të paligjshëm të kufirit".


Këta persona, sipas policisë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin për qëllime përfimi, grumbullonin në Tiranë persona të ndryshëm të cilët kërkonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në drejtim të Greqisë.


Personat, sipas burimeve, grumbulloheshin pranë "Zogut të Zi", që ishte si pikë takimi e më pas në një furgon, apo taksi dërgoheshin në Korçë, ku pasi formohej grupi, dërgohej në drejtim të Kapshticës, për t'u hedhur në territorin e kufirit grek. Policia tha se kanë dokumentuar disa rast të tilla të cilat mësohet se janë vëzhguar dhe hetuar prej tyre.


Rasti i parë i përket datës 23 shtator të këtij viti, ku pranë sheshit "Rilindja" (Zogu i Zi), në Tiranë i kanë dhënë ndihmë për të kaluar kufirin 7 personave. Këta të fundit më parë kishin paguar një vlerë monetare, që varione nga 800 deri në 1500 euro për çdo person. Ata janë transportuar me automjete nga të arrestuarit, nga Tirana për në drejtim të qytetit të Korçës, me destinacion Greqinë.


Rasti i dytë që është dokumentuar nga policia me metoda speciale të hetimit, i përket më tepër se një muaji më parë me 30 shtator 2009, kur këta tre shtetasit kanë ndihmuar rreth 30 shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, nga fshati Bitinckë i rrethit Devoll me destinacion më pas Greqinë.


Rasti i fundit sipas policisë, i përket datës shtatë të muajit të kaluar të këtij viti, kur pasi janë grumbulluar afro 30 persona në një automjet furgon, janë nisur sërish në drejtim të Korçës, me destinacion Greqinë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›