Konfederata e Sindikatave ftesë PS: Memorandum bashkëpunimi paraelektoral
TIRANË- Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i ka drejtuar Partisë Socialiste, si partia më e madhe opozitare dhe që udhëheq koalicionin opozitar, një letër të hapur publike për të nënshkruar një "Memorandum mirëkuptimi para dhe pas elektoral".
Nëpërmjet saj sindikalistët kërkojnë nga Partia Socialiste që ajo të përfshijë në programin e saj kërkesat e Sindikatave që sot ato janë në kuadër të premtimeve elektorale, por që nesër të jenë detyrime konkrete për t'u zbatuar.
“Tashmë që Partia Socialiste ka shpallur dhe listat përfundimtare për Kandidat për në Parlamentin e ardhshëm. Ne e ndjejmë si obligim moral dhe institucional që të mos imponohemi Partisë Socialiste në përzgjedhjet e saj apo në projekt-programin e saj, por si një Sindikatë e pavarur, me një anëtarësi të majtë dhe të lidhur organikisht me Partinë Socialiste dhe si aleat natyral i kërkojmë asaj që të nënshkruajmë një “Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi”, para dhe pas elektoral.Në këtë memorandum të ndahen dhe të merren përgjegjësi aleatësh dhe partnerësh social për mirërealizimin e poltikave të përfshirjes, integrimit dhe mbrojtjes sociale, poltikave të punësimit, dialogut social, politikat e pagave dhe të pensioneve, reformat rregullatore të agjensive ligjzbatuese, sidomos në lidhje me informalitetin, sigurinë dhe shëndetin në punë, reformën në sistemin e pensioneve, reformën në sistemin e taksimit, rimodelimin e modelit ekonomik, ndryshim e legjislacionit të punës dhe unifikimin e tij me standartet e BE-së. Ne i kërkojmë institucionalisht dhe publikisht Partisë Socialiste që të nënshkruajë me KSSH-në këtë memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi para-elektoral, i cili jo vetëm që do të përmbushi interesat e anëtarësisë sonë sindikale si një anëtarësi dominante e majtë dhe e lidhur organikisht me Partinë Socialiste, por dhe do t’i hapi rrugën e do të sigurojë besimin që me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, ky memorandum të shërbejë si bazë për një “Marrëveshje Kombëtare Tripalëshe; Qeveri–Sindikatat–Punëdhënësit” në përputhjë të plotë dhe në përmbushje të kritereve të ILO-s dhe rekomandimeve të BE-s”, thuhet ne njoftimin e Konfederatës.
Kjo praktikë ndiqet edhe nga Sindikatat në të gjithë Europën Perëndimore me qëllim që Sindikatat jo vetëm të jenë faktorë në publik, por dhe të kenë ndikim mbi qeverinë për të realizuar qëllimin dhe misionin e tyre, si mbrojtëse besnike dhe avokate e denjë e punëtorisë.
(e.m/BalkanWeb)