E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kontrolli për dhënien e lejeve të drejtimit të automjeteve

24/05/2010 Qëllimi, reduktimi i aksidenteve rrugore

FIER- Rritet dhe forcohet më tej kërkesa për dhënien e lejes së drejtimit të automjetit. Sipas drejtorit të Drejtorisë rajonale të Shfrytëzimit të Automjeteve, Luan Baci, të gjitha autoshkollat dhe personat që kalojën përmjet autoshkollave për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit, duhet të kenë njohuri të duhura në aftësi teorike dhe praktikë për të fituar të drejtën e marrjes së lejes së drejtimit të automjeteve. Rritja e kërkesave në këtë drejtim bën të mundur që të fitojmë drejtues të aftë dhe reduktim të aksidenteve në rrugë. Është rritur më tej përgjegjësia dhe kontrolli i autoshkollave në rrugë nëpërmjet zhvillimit të kurseve nga ana e drejtorive përkatëse dhe Drejtorisë së Shfrytëzimit të Automjeteve. “Mësimi i autoshkollave bëhet në parametra bashkëkohore dhe shkencore si në drejtim të teorisë dhe atë të praktikës”,-ka thënë Luan Baci. Sidomos para disa muajsh me vendosjen e sistemit kompjuterik të testit ku nuk krijohet asnjë lloj mundësie për të kopjuar, ose marrë lejen e drejtimit të automjetit në mënyrë fiktive. Kjo tregon që vetë qytetarët dhe vet kursantët janë të interesuar dhe kanë arritur të marrin informacionin e duhur teorik dhe praktik për drejtimin e automjetit. Këtë e tregon edhe fakti që po të krahasohet metoda e dikurshme e vjetër dhe manuale, sot metoda është bashkëkohore”. Kontrolli sipas drejtuesve të kësaj drejtorie duhet të jetë pjesë e normës dhe edukatës së vet qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për të kuptuar rregullat e drejtimit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›