E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve, Topalli: Ndryshojmë kodin sipas rekomandimeve të OSBE

TIRANE- Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, u mblodh sot, Konferenca e Kryetarëve, me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Në këtë Konferencë ishte I pranishëm edhe Kryetari I Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruci.

Gjatë punimeve të Konferencës u miratua kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 12 prill-30 prill 2010.

Në këtë mbledhje, Kryetarja e Kuvendit e vuri theksin tek ndryshimet në kod, duke iu kërkuar Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, të nisin sa më parë konsultimet mbi modalitetetet për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin elektoral, bazuar në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it.

Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit u kërkoi Kryetarëve të Grupeve Parlamentare që, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të respektohet koha e diskutimeve në seancë plenare, e veçanërisht të tregohet kujdes ndaj etikës parlamentare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›