Don Kishoti Rama e di Kolegjin Zgjedhor mulli me erë
Sulm banditesk i dëshpëruar i bolshevikut që qendron në krye të PS-së dhe që i kujton institucionet si mullinjtë me erë të Aranit Çelës e Bilbil Klosit, të cilat mund të tremben nga zulma e rrugës. Sjellja e Ramës dje ua kaloi edhe marrëzive politike të Spartak Ngjelës, prandaj mund të thuhet se donkishotizmi i tij ka mbërritur nivelet e ngjel-izimit.
Por në një shtet ligjor, këto sjellje janë tregues dëshpërimi dhe kamikazllëqet veç sa shkërmoqin karrierën politike të atij që i konsumon
Edhe Edi Rama nuk i ka shpëtuar “tendy”-t më të fundit, atij të të lëshuarit “on-air” të të ashtuquajturave “letra të hapura”. Duroi, sa duroi dhe më në fund ia bëri bam. E lëshoi dje “on-air” një “letër të hapur” edhe Edi Rama. Por, për çudi, “letra e hapur” e Edi Ramës, nuk i drejtohej kryeministrit Sali Berisha, sikurse rëndom, persona të njohur apo të panjohur e kanë shndërruar në “modë” një gjë të tillë. Për një çudi më të madhe, ajo “letër” nuk i drejtohej as rivalit të tij për bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashës, ku ti lutej për tu tërhequr. Ajo “letër e hapur”, bashkë edhe me mesazhin kërcënues dhe llogarikërkues drejtohej Kolegjit Zgjedhor..., biles..., biles... (sipas ndarjes së Edi Ramës), jo atij të parit “të turpit”, as atij të dytit “të tremburit”, por këtij të treti “të sotshmit”.
Hajde ndarje, hajde...
I bie, që me këtë logjikë, Edi Rama ti njohë vetes të drejtën, që të besojë se ende kemi edhe një KQZ “të parë”, atë të Ilirian Celibashit, që e njeh Edi Ramën si fitues, vetëm pse ai (Ilirian Celibash), është shfaqur disa herë nëpër televizione dhe “ia ka shtënë trutë e gomarit” Edi Ramës, duke e “shpallur” fitues. E ka bërë edhe më parë këtë gjë Ilirian Celibashi, në zgjedhjet e fundqershorit të vitit 2009..., por prapë se prapë, Edi Rama në opozitë që në opozitë është.
Për deri sa për Edi Ramën, ka një KQZ “të parë”, detyrimisht ka edhe një të dytë, atë të Arben Ristanit, që nuk po e njeh, që nuk po e njeh si fitues (Edi Ramën)...
Çfarë do të kishte bërë më shuam Don Kishoti, në qoftë se do të jetonte në kohën e Edi Ramës, më saktë në kohën e KQZ-së “së parë”, KQZ-së “së dytë”, apo..., apo..., në kohën e Kolegjit Zgjedhor “të parë”, Kolegjit Zgjedhor “të dytë” dhe Kolegjit Zgjedhor “të tretë”.
I shkreti...
Edi Rama e di ende se Kolegji(et) janë mullinj ere, ndaj të cilit(ëve) triumfohet me donkishotizma rruge...
Në fakt po të jetë kjo, realisht është më e parëndësishmja dhe më e pavlera, që nuk meriton të merret në konsideratë. Por është pleksja e Edi Ramës, më saktë rendja e tij, mes donkishotizmit dhe bolshevizmit dhe triumfi i të dytës (bolshevizmit) mbi të parën (donkishotizmin), që bën dallimin këtë herë nga “e pavlera” apo “e parëndësishmja”, te “kërcënimi” apo “llogarikërkimi”, i Edi Ramës ndaj Kolgjit Zgjedhor, “të parë”, “të dytë”, apo edhe “të tretë”. Duket këtë rol, megjithëse më të vështirë, atë të “Bolshevikut” (sepse ai i “Don Kishotit” për shkak të përqasjes së karaktereve, është shumë më i lehtë), Edi Rama për “të vërë të vetin” ka rithirrur në ndihmën trashëgiminë e tij gjenetike, si një pinjoll Blloku, e Boleshevizmi. Por këtu bën gabimin më të madh, që e bën të mos mund ta arrijë rolin e “Bloshevikut”. Dhe gabimi qëndron, se ndërsa merr përsipër të lëshojë receta për “drejtësinë e munguar” apo “mosshkeljen e ligjit”, beson se ka përpara institucionet e Aranit Çelës, ndërsa kur kërcënon e kërkon llogari, mendon se ka si mbulesë, mbrojtëse regjimet e dhunshme të Bilbil Klosit e Siri Çarçanit...
Por, me këtë rol “Bolsheviku”, që është asgjë më shumë se një sjellje politike, Edi Rama demonstron se ia kalon edhe Spartak Ngjelës. E thënë më ndryshe, ose..., ose..., pse të mos i njohim vetes të drejtën, secili prej nesh, që të besojmë se për rastin konkret kemi të bëjmë me ngjelizim të kryesocialistit Edi Rama... Por në një shtet ligjor (jo të Aranit Çelës, Bilbil Klosit, Siri Çarçanit, as të Kristaq Ramës e Kiço Ngjelës), këto sjellje janë tregues dëshpërimi dhe kamikazllëqe që veç shkërmoqin karrierën politike të atij që i konsumon...