Nobelisti që kritikohej nga marksistët - 50 vjet nga vdekja e Heminguejt
Në Paris ulej në lokalin Closerie des Lilas që ndodhej në Bulevardin Montparnasse, atje ku ishin ulur edhe figura të tjera të rëndësishme të kulturës botërore nga Pablo Pikaso, James Joyce, Skot Fitzgerald, Dos Passos dhe Gertrude Stein. Ky shkrimtar që kishte marrë pjesë, duke u konsideruar si një specialist i luftrave, nga ajo greko-turke, tek luftrat botërore për të përfunduar tek ajo spanjolle, që ishte martuar katër herë nga Marlene Dietrich tek Jane Mason, (të cilën e kishte takuar në Afrikë) tek zonja veneciane që e kishte frymëzuar për një prej veprave të tij. Ai i cili mendonte se ndiqej nga Fbi (gjë që flitet se ishte e vërtetë) i fotografuar me uniformë ushtarake në spitalin e Milanos apo me mjekër të bardhë apo herë tjetër si një peshkatar. Të gjitha këto të kujtohen kur mendohet shkrimtari Ernest Heminguej. Por mbi të gjitha Ernest Heminguej, shkrimtari me dialogë të jashtëzakonshëm dhe prozë po aq të jashtëzakonshme. Për librin “Vdekje pasdite”, një roman që asokohe u prit keq nga kritika marksiste sepse nobelisti kundërshtonte letërsinë që merrte pozicione politike. Por që mbetet ndoshta shkrimtari më i mirë Amerikan i shekullit të kaluar. Një ndër gjërat më të mira të shkrimtarit ishte padyshim vetë Ernest Heminguej që ishte edhe shkrimtar por edhe mjaft i shquar. Heminguej dhe raportet e tij me botën femërore, nga nëna e tij Grace Hall (një prej atyre grave që mendojnë se fëmijët duhet të shndërrohen në imazh spekulativ të prindërve) tek bashkëshortet (që ai i donte sportive dhe të forta, edhe pse Pauline e dyta, urrente peshkimin). Të kujtohen në këtë përvjetor, korrespondencat që shkrimtari pati me bashkëshortet dhe të fejuarat, por edhe me miq, botues, kolegë. Heminguej i dobët edhe nga ana ekonomike por edhe depresiv (edhe i ati Klarence kishte vuajtur nga depresioni pastaj i vetëvrarë si shumë familjarë të tjerë të tij). Por mbi të gjitha kujtohemi për një shkrimtar për të cilin gjëja më kryesore ishte stili, një stil në gjendje që të mbijetojë në kohë. Një shkrimtar që në janar të 1954 (u hap lajmi se vdiq në Uganda) u nderua nga bota letrare dhe jo vetëm prej saj. Por që pak vite më vonë (kësaj here me të vërtetë) u vra aksidentalisht (në 4 korrik 1961) teksa po mbushte pushkën e gjahut dhe që për policinë u quajt një çështje e mbyllur. Por mbi të gjitha kujtohemi për romanin “Plaku dhe deti” që i dha edhe lavdinë. “Më dhanë Nobelin sepse në këtë libër nuk ka asnjë fjalë të palejueshme nga censura” shkruante Heminguej. Por shkrimtari kishte krijuar një histori që riafirmonte respektin për nderin dhe kurajon e një humbësi. Ishte një histori e vërtetë. I shkruante Vallace Meyer-it “libri thoshte diçka mbi dinjitetin njerëzor” (në fakt një prej dy titujve origjinalë ishte: “Dinjiteti i njeriut”). E shkruajti në tetë javë, i frymëzuar nga dashuria për baroneshën Ivancich por për të cilin kishte medituar për rreth 16 vjet, që nga koha kur këshilltari i lundrimit Carlos Gutierrez i kishte treguar këtë histori, një histori tragjike siç i pëlqente atij, dhe ai e kishte botuar, të shkurtër në revistën Esquire, në prill të vitit 1936 me titull “Mbi ujin e kaltër”. Por edhe nga histori të vetë Heminguejit në Kubë në 1931 një peshk shpatë që pas dy oresh i iku, në 1935 një tjetër që e kishin ngrënë peshkaqenët dhe i lanë vetëm kolonën vertebrale, kokën dhe bishtin pikërisht si tek “Plaku dhe deti”. Miliona kopje të shitura, një roman që doli për herë të parë tek Life më 1 shtator 1952. “Heminguej nuk ka simbole dhe alegori, por çdo vepër arti ka simbole dhe alegori. Kështu edhe tek kjo kryevepër e shkurtër” –shkruante Bernard Berenson. “Koha ndoshta do të dëshmojë që ‘Plaku dhe deti’ ka qenë libri më i mirë mes atyre që janë shkruajtur nga të gjithë ne. Dua të them nga bashkëkohësit e tij dhe të mi” – shkruante Faulkner. “Heminguej e dinte se ‘Plaku dhe deti’ ishte gjëja më e bukur që kishte shkruajtur në jetën e tij dhe i dukej se mund të bënte epilogun e të gjitha atyre që kishte mësuar apo që kishte kërkuar të mësonte ndërsa jetonte dhe kërkonte të jetonte” - do të nënvizonte Fernanda Pivana. “Plaku dhe deti” është një idil i detit si det, larg nga Bajroni dhe larg nga Melville tamam si vetë Homeri, dhe i transmetuar me një prozë të qetë këmbëngulëse si vargjet e Homerit” - shkruan përsëri Bernard Berenson. Vetë shkrimtari “Dua të vazhdoj të shkruaj më të mirën dhe më të sinqertën që mundem deri në vdekje dhe shpresoj mos të vdes kurrë”. I njohur edhe për lexuesin shqiptar që prej vitit 1950, ndërsa në vitet 1960 fillojnë të përkthehen edhe romanet tij “Lamtumirë armë” nga V. Kokona, “Të kesh apo mos të kesh” nga A. Kristo dhe “Plaku dhe deti” nga I. Kadare. Ndërsa në vitin 1990 nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri” botohen tregimet dhe novelat e tij me titullin “Dëborat e Kilimanxharos” ku spikasin edhe veprat e tjera si “Lumturia e shkurtër e Frensis Mekomberit”, “Macja në shi”, “Che ti dice la patria?”, “Dhjetë indianë” “Plaku tek ura”, “Flutura dhe tanku”dhe “Nata pas betejës”.