Konferenca e Londrës, 140 milionë dollarë për paqe me talebanët në Afganistan

Londër, 29 janar, NOA Për të bërë paqe me
talibanët dhe për të gjetur mundësinë e riintegrimit të tyre në jetën pas luftës
në Afganistan bota do të angazhohet me një fond ndihme prej 140 milionë dollarësh.
Ky është vendimi i marrë nga konferenca ndërkombëtare
e mbajtur posaçërisht në Londër nga autoritetet më të larta të botës për
stabilizimin e Afganistanit.
Delegatë nga rreth 70 vende pohuan se ky fond
ndihme do të financojë programe të ripajtimit dhe do të japë alternativa
ekonomike për ata që nuk kanë asnjë mundësi në Afganistanin e pasluftës.
Ndërkaq, parashikohet që presidenti afgan
Hamid Karzai tha se do të thërrasë një këshill të paqes me përbërjen e
udhëheqësve fisnorë ku do të ftojë anëtarë të Talebanit për të diskutuar
ripajtimin në Afganistan.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të
mbështesë përpjekjet dhe i kërkojë Arabisë Saudite dhe Pakistanit të ndihmojë
procesin e paqes.
Ne do të vazhdojmë të reformojmë
institucionet tona shtetërore. Ne kemi nevojë për të forcuar menaxhmentin
drejtues dhe mbikëqyrjen e kapaciteteve të shërbimit tonë civil dhe
institucionet tona demokratike. Ne duhet të racionalizojmë ligjet tona,
rregulloret dhe procedurat në mënyrë që qeveria të mund të punojë pa probleme,
e liruar nga korrupsioni dhe vendim-marrja arbitrare", tha Karzai.
n.e/NOA