E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBK: Ndihma për Haitin, arrin deri tani 2 miliardë dollarë

Uashington, 29 janar, NOA Organizata e
Kombeve të Bashkuara deri më tani ka akorduar një ndihmë totale në vlerë 2
miliardë dollarë për ishullin e varfër të Haitit, i cili më 12 janar u godit
nga një tërmet shkatërrues. Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e lartë të OKB-së,
sipas të cilëve ndihma kanë dërguar rreth 100 vende, organizata jo qeveritare,
fondacione, kompani dhe individë. Madje në listën e atyre që kanë ndihmuar
gjendet edhe presidenti Barak Obama i cili ka dhënë 15 mijë dollarë dhe Madona
që ka ofruar 250 mijë dollarë.

Ndërkaq, ditën e djeshme Fondi Monetar Ndërkombëtar
konfirmoi ndihmën e saj në vlerën prej 120 milionë dollarësh për rajonin e
rrënuar të Haitit nga tërmeti fatal.

Ndërsa Banka Botërore nga ana e saj, para pak
ditësh ka konfirmuar se do ti falë ishullit të varfër të gjitha borxhet
ekzistuese.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›