Liga e Kampioneve, rikthehen sfidat e fundit në grupe
TIRANË- Liga e Kampioneve do të zhvillojë nesër në mbrëmje sfidat e fundit në grupet A, B, C dhe D, ku do të përcaktohen 8 ekipet e para që kalojnë në fazën tjetër.
Në grupin A do të luhet dhe supersfida e kësaj mbrëmjeje, ku ekipi italin i Juventusit do të presë në stadiumin “Olimpico” të Torinos, skuadrën gjermane të Bajernit të Mynihut, në një sfidë ku luhen shanset për kualifikim ose eliminim.
Ndërsa sfida tjetër mes francezë të Bordosë, të cilët janë kualifikuar tashmë dhe skuadrës izraelite Macabi Haifa, vlen vetëm për statistika.
Në grupin B, skuadra gjermane e Volfsburgut do të presë ekipin anglez të Mançester Junajtid në sfidën në të cilën gjermanët kërkojnë fitoren për t'u kualifikuar, ndërsa anglezët janë tashmë në fazën e 1/16-ave.
Në ndeshjen tjetër, turqit e Beshiktash dhe CSKA e Moskës do të përballen në një sfidë mjaft interesante ku vendoset edhe kalimi për në Ligën e Evropës.
Në grupin C, skuadra italiane e Milanit duhet patjetër të fitojë ndaj zviceranëve të Zyrihut jashtë fushe, për t'u kualifikuar. Ndërsa ekipi jetër që diskuton kualifikimin, francezët e Marsejës, kërkojnë fitoren ndaj spanjollëve të Realit të Madridit, i kualifikuar tashmë për në fazën tjetër.
Në grupin D, janë të kualifikuara skuadrat e Çelsit dhe Portos, ndërsa sfida e vërtetë është për kualifikimin në Ligën Evropiane, gjë që do të vendoset pasi të zhvillohen dy sfidat e fundit, Çelsi - Apoel dhe Atletiko Madrid – Porto.
Liga e Kampionëve – Grupi A:
1 Bordo 13
2 Juventus 8
3 Bajern M. 7
4 Makabi H. 0
Juventus - Bajern
Makabi H. - Bordo
Liga e Kampionëve – Grupi B:
1 Mançester Junited 10
2 Volfsburg 7
3 CSKA Moska 7
4 Beshiktash 4
Beshiktash - CSKA Moska
Volfsburg - Mançester Junajtid
Liga e Kampionëve – Grupi C:
1 Real Madrid 10
2 Milan 8
3 Marsejë 7
4 Zyrih 3
Zyrih - Milan
Marsejë - Real Madrid
Liga e Kampionëve – Grupi D:
1 Çelsi 13
2 Porto 9
3 Apoel 3
4 Atletiko Madrid. 2
Çelsi - Apoel
Atletiko Madrid - Porto
(d.b/BalkanWeb)