Konferenca per Sherbimin e Proves

Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të PS-së, Edi Rama, lidhur me sistemin gjyqësor. Gjatë konferencës Kombëtare të Shërbimit të Provës, ministri Halimi i cilësoi si të papranueshme deklaratat që e quajnë një gjykatë të tërë bandë kriminale. Sipas tij, sinjalet e liderit të opozites për gjykatat janë sinjale të gabuara, duhet të inkurajojmë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Njëkohësisht, në vlerësimin e Halimit për realizimin me sukses të reformës duhen edhe ligjet me 3/5 ndaj edhe opozita duhët të bashkëpunojë duke i votuar ato.
Në konferencën e Shërbimit të Provës të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Ëollfarth, përfaqësuesi i UNICEF, Detlef Palm, përfaqësues të BE-së si dhe të organizmave të tjerë të lidhur me Shërbimin e Provës.
Në fjalën e tij, Ëollfarth tha se krijimi i këtij shërbimi ka qenë një hap madhor drejt reformimit të sistemit të drejtësisë. Më pas ai shtoi se perdorimi më i gjerë i dënimeve alternative jo vetëm ul kostot shtetërore apo negative të burgimit por edhe redukton mbipopullimin e burgjeve
Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit të Provës, Arben Sefgjini ka sjell ndërmend të gjitha vështirësitë dhe sukseset e këtij shërbimi në vendin tonë.
Shërbimi i Proves u krijua në vitin 2009 operon në 8 qytete kryesore të Shqipërise dhe pritet që së shpëjti të hapen edhe zyra të reja të këtij shërbimi.