Konferencë donatorësh për përmbytjet në Shkodër
Deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare, u bënë gjatë një takimi ambasadorin spanjoll në Tiranë dhe kreun e delegacionit të KE-së, Helmut Lohan. Kryeministri Berisha ftoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë konferencë pasi thellimi i lumit te Bunes si dhe masat e tjera mbrojtëse infrastrukturore janë projekte të një rëndësie të jashtëzakonshme por edhe shumë të kushtueshme ndaj çdo kontribut i BE dhe vendeve te tij është shumë i mirëpritur dhe i vlerësuar. Në takim u vlerësua reagimi masiv i institucioneve, i cili bëri të mundur realizimin e objektivit më madhor, shpëtimin e jetëve njerëzore.