E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë mbi mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri

U mbajt dje në Tiranë konferenca pwr "Asistencë teknike për qeverinë shqiptare mbi modernizimin e regjistrit civil dhe sistemit të adresave", e cila konsistonte nw mbrojtjen e të dhënave Personale brenda kuadrit të projektit financuar nga BE me 2.5 million . Kjo konferencw shënoi pjesmarrjen e Shqipërisë në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave dhe shërbeu për të futur institucionin e ri në Shqipëri. Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave do të sigurojë se e drejta për tu informuar, patja akses si dhe detyrimet e konfidencialitetit dhe të sigurisë të procesimit të të dhënave të respektohen. Konferenca u kryesua nga Znj. Flora Çabej, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të Republikës së Shqipërisë, dhe morrwn pjesë Zëvendës kryeministri Z. Genc Pollo, Ministri i Drejtësisë Z Enkelejd Alibeaj dhe zëvendës Ministri i Brendshëm Z. Genc Strazimiri si dhe krerët e institucioneve publike të Shqipërisë dhe trupi diplomatik në Shqipëri. Zëvendës Kryeministri Z Genc Pollo shprehu mbështetjen e plotë ndaj Komisionerit dhe lajmëroi se dje Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të dhënë zyra për Komisionerin e ri.

Email This Klikime: 8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›