E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet lezhjani qe vidhte banesa ne Tirane

Tiranë, 5 Shkurt, 14:43, NOA - Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur për agjencinë NOA se, nga ana e efektivëve të Vjedhjeve të Tjera është kryer ndalimi i Mirush Jakut, 19 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia tha se, ai është ndaluar pas urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, pak ditë më parë. Urdhri ishte lëshuar pasi 19-vjeçari Jaku, është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e Policisë së Tiranë dhe konkretisht:

Në Janar 2009, ka vjedhur banesën e qytetarit B. M, Tiranë

Në Janar 2009, ka vjedhur e qytetares N. G, Tiranë

Në Shkurt 2009, ka vjedhur e qytetarit L. S, Tiranë

Në Shkurt 2009, ka vjedhur banesën e qytetarit E. S, Tiranë

Pas arrestimit, dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes”.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›