Kryeministri Berisha nis me inaugurimin e rruges Lukove-Plazh nje vizite dy ditore ne jug te vendit
Kryeministri Berisha nisi sot nje vizite dy ditore pune ne jug te vendit. Kryeministri e nisi viziten nga komuna Lukove ne Sarande ku inauguroi rrugen Lukove-Plazh investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 140 milion leke. Kjo rruge me gjatesi 3.6 kilometra i bashkohet rrugeve te tjera te bregut te Jonit qe zbresin ne det duke kompletuar me nje infrastrukture moderne pothuajse te gjitha rruget qe lidhin fshatrat e Jonit me bregdetin.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine e ketij inaugurimi dhe njeheresh garantoi se brenda 6 mujorit te vitit qe vjen qytetaret shqiptare nga Morinae Kukesit deri ne Konispol do te levizin ne rruge te reja.
Ne takimin me banore te Lukoves Kryeministri u shprehu pergezimet per vendimin e Parlamentit Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare duke e konsideruar ate nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe jane realizuar vitet e fundit.
Me gjere ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh
Te dashur qytetar dhe qytetare banore te Lukoves
ju pershendes shume perzemersisht dhe shpreh gezimin tim te ndaj me ju inaugurimin e rruges qe lidh komunen tuaj me bregun e mahnitshem te detit qe keni ketu prane. Kjo rruge me gjatesi mbi 3.6 kilometra eshte nje investim prej rreth 140 milion leke. Me inaugurimin e kesaj rruge ne te gjithe gjatesine e bregut te Jonit nga Llogaraja deri ne Ksamil na mbetet vetem ndonje segment rrugen e Palases te cilen une e kam lene ta inauguroj sebashku me opoziten.
Por une kam kenaqesi te madhe qe vij sot dhe tju pergezoj juve dhe cdo shqiptar per arritjen tone historike levizjen tone te lire pa viza ne mbare Europen. Ne jemi ndoshta kombi me i vjeter apo nder me te vjetrit te ketij kontinenti. Ne shekuj ne kemi perjetuar male mundimesh mbi shpatullat tona por me ne fund ne do te levizim te lire me dinjitet te plote ne mbare kontinentin qe i perkasim. Kjo eshte nje arritje historike. Nje arritjeqe per shqiptaret eshte me e madhe se per cdo komb tjeter jo se ne jemi kombi me i madh por sepse ne per shkak te se shkuares sone te afert tmerresisht te hidhur kemi me shume se 25 perqind te djemve dhe vajzave nenave dhe baballareve jashte vendit kemi nje brenge te madhe per te shuar.
Dje teksa po ndiqja televizionet me mbeti i pashlyer ne mendje rrefimi i nje nene e cila te dy femijet e saj djalin dhe vajzen i kishte emigrante ne Itali. Kishte 10 vite qe nuk i ishte takuar. Nga kursimet e sa me besimin se do hiqen vizat kishte ndare 300 euro kishte prere biletat dhe do te nisej me 27 dhjetor e do te kthehej me 10 janar. Ishte prekes rrefimi i saj. Por ky rrefim ishte rrefimi i mijera zemrave te nenave te motrave te baballareve shqiptare te cilet tani ne dinjitet te plote do te shkojne do te festojne do te ndajne gezime lindje dasma sebashku me njerezit e tyre kudo ku i kane.
Per mbare Europen per cdo qytetar evropian kur te mesojne se per shqiptaret jane hequr vizat kjo do te thote se ky eshte vend i sigurise maksimale do te thote qe te shkojne sa me shpejt ne Shqiperi do te thote te njohin me shume turizmin shqiptar brigjet malet peizazhet e ketij vendi.
Heqja e vizave do te thote per rinine shqiptare fati me i bardhe i saj mundesi te medha levizje mundesi te medha aplikimesh do te thote nje hapesire tjeter shume me e madhe.
Per ne kjo eshte nje arritje me e madhe se per kombet e tjera sepse para 20 vitesh ju burrat dhe grate e kesaj komune te mrekullueshme dhe te gjithe ne shqiptaret jetonim te rrethuar me klone e tela me gjemba apo per kafshaten e gojes sic do te rrefente nje ish diplomat i regjimit nga Vunoi tek thote se kur kthehej dhe shkonte ne shtepi ndonjehere motra do i thoshte Pirro une nis kater burra me sherbet me kripe dhe punojne gjithe diten ne ullinj. As me ullinj nuk i niste dot. Pra kjo per ne eshte nje arritje e madhe nje arritje historike nje arritje e merituar.
Kjo arritje eshte plotesisht e merituar dhe ju garantoj per kete sepse ne shqiptaret nuk eshte se kemi pasur nga te tjeret histori mbeshtetjesh te medha ndaj nesh por ka nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe kemi realizuar keto vitet e fundit. Ju garantoj se gjate ketij viti ka pasur vizitore te shumte qe kane ardhur te shohin ne vend plotesimin e kritereve per heqjen e vizave. Kenaqesia ime ka qene se ata jane larguar me mendim te kunder me ate qe kishin ardhur jane larguar dhe u kane raportuar presidenteve kryeministrave ministrave te tyre se ky vend ka bere perpjekjet me te jashtezakonshme se shqiptaret disponojne pasaportat biometrike me moderne ne Europe se pikat e kalimit te kufirit kane sistemet e kontrollit me moderne te kohes se rendi dhe siguria jane nder me te medhate. Vetem pak dite me pare nje mik i imi do te me conte fjale se do ti them kryeministrit te tim te vije ne Tirane se Tirana eshte nje vend me i sigurt sesa ketu ku jetojme ne. Kjo sigurisht qe eshte dhe nje shprehje miqesie ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ndjenje respekti per ato qe kane arritur per lumin e sakrificave qe kane bere. Une ju garantoj ju se qeveria do te permbushe cdo detyrim per ndryshimin me shpejtesi te jetes suaj.
Kam ardhur ne jug dhe gjate ketij turneu inauguroj me dhjetera kilometra rruge por kam kenaqesine tju them se brenda 6 mujorit te vitit qe vjen qytetaret shqiptare nga Morinae Kukesit deri ne Konispol ecin neper rruge te reja.
Keto zhvillime te cilat jane te nje rendesie te madhe per cdo qytetar dhe shprehin nje perkushtim te madh tuajin por dhe te qeverise suaj per ti dhene Shqiperise nje fytyre europiane tentohen te nxihen te erresohen nga nje propagande bajate e cila eshte si nje pike uji e ndare ne dysh me propagandene diktatures ne disa aspekte. Juve mund tu duket cudi por une kerkoj arsyetimin tuaj dhe te te gjithe shqiptareve.
A nuk jane nje ofendim per mbare qytetaret shqiptare perrallat qe kryetari i nderuar i Partise Socialiste zoti Edi Rama tregon cdo te xhuma ndaj shqiptareve dhe cila ishte perralla e fundit me te cilin ofendoi shqiptaret. Dje u tha shqiptareve se une nuk votova ligjin per Gjykaten Administrative se nuk doja ti jepja Berishes dhe nje sistem gjykate. Z. Rama me duhet te them se je larg te ka mbetur ora ne koherat me te erreta. Se pari duhet ta kesh te qarte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane tek Sali Berisha qeveria e tij dhe Partia Demokratike nje prej partnereve me te vendosur jo ne Shqiperi por ne rajon dhe kjo eshte nje histori 20 vjecare. Kane ne kete partneritet perpjekjen per te cliruar shqiptaret nga sistemi komunist. Kane ne kete partneritet perpjekjen per ndertimin ne kete vend te vlerave te lirise dhe te demokracise. Por ti ofendon shqiptaret sepse harron nje gje qe SHBA-te kane tek Sali Berisha vete Partia Demokratike partnerin kryesor strategjik por nga ana tjeter eshte e vertete qe SHBA-te nuk do te pranonin kurre ti jepnin ne dore Sali Berishes mikut dhe aleatit te tyre asnje gjykate dhe asnje sistem drejtesie se SHBA-te frymezojne shqiptaret dhe mbare popujt e botes me lirine e tyre e cila ka shtylle kryesore drejtesine e pavarur dhe vetem drejtesinee pavarur dhe vetem drejtesine e pavarur.
Ndaj z. Rama te pretendosh se Agjencia Amerikane e Ndihmes dhe Zhvillimit Nderkombetar punoi dy vite per te ndertuar nje sistem gjykate administrative dhe per tia dhene dhurate Sali Berishes ti u tregon shqiptareve perralla me mbret qe nuk ti beson asnjeri. Nuk votove sepse nuk je i cliruar nga mendesia dhe mentaliteti i eterve te tu se nuk mund te mos votoje kurre nese ne psikiken tende nuk dominonin keto koncepte. Ti nuk votove per nje ligj te votuar ne Kongresin Amerikan per te ndihmuar qytetaret shqiptare. Ti nuk votove sepse mendove se ato 16 milion dollare dhe qindra te tjere qe mund te vinin po te fitonim Statusin Kompak do te forconin pushtetin e Sali Berishes. Ti u tregove jashtezakonisht shpirt kazme sepse ato 16 milion dollare do te ndertonim rruget ujesjellesit kanalizimet e qindra qytetareve ne mbare vendin.
Nga ana tjeter me duhet te them se nuk votove edhe per shkaqe te tjera se ajo gjykate te dashur qytetare eshte gjykata qe do te bllokonte 20 perqindeshin gjykata qe do te prishte me vendimet e ligjit duart e ekzekutivit lokal apo qendror mbi biznesin dhe arbitraritetin. Nuk e votove se do te vjelesh gjoba 20 perqindeshe per pallatet qe ndertohen sepse nuk eshte interesi i klanit i kupoles qe ti drejton. Por ne rast se te ka mbetur qofte edhe kuanti me i vogel i logjikes ndrysho mendimin te votojme Gjykaten Administrative edhe ne rast se projekti eshte djegur ne shenje te vendosmerise sone per te vendosur vlera ne kete vend por edhe ne shenje te nje mirenjohjeje te pakufishme ndaj vendit qe vetem me kete Agjenci i ka dhuruar popullit shqiptar falas mbi 700 milion dollare dhe disa prej tyre jane investimeve edhe ne zonen e bregdetit jane ne kredi dhe ne forma te ndryshme por jane edhe ne Valbone edhe ne zonat me jugore jane ne Korce tek fermeret e Korces jane ne shkolla ne prokurimet publike. More cmimin e dyte ne bote si vend vetem e vetem nga projekti i USAID-it i cili vendosi prokurimin elektronik ne Shqiperi. Sigurisht qe vullneti i qeverise ishte i plote por absolutisht pa ndihmen e tyre ne kete projekt ne nuk e benim.
Ndaj e ftoj kryetarin e PS-se te heqe dore nga perrallat e xhumase dhe te behet pjesemarres ne ndertimin e Shqiperise europine ne ndertimin e te ardhmes. Sigurisht ndertimi i rrugeve i ujesjellesve i kanalizimeve eshte detyre e qeverise dhe ti ke te drejte ti kerkosh gjer me nje qeverise sesi po i perdor parate por nuk ke kurre te drejte te bllokosh fondet e qytetareve shqiptare dhe te thuash se per inat te Sali Berishes une denoj qytetaret shqiptare per inat te Sali Berishes une ndeshkoj PS-ne dhe e kthej ate drejt origjines. Keto z.Rama nuk i ke te drejte.
Edhe njehere ju pershendes perzemersisht dhe garantoj kryetarin e komunes se qeveria do te vazhdoje te financoje cdo projekt te kesaj komune te mrekullueshme qe jeta e saj te permiresohet gjithnje e me shume.
09/10/2010