Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha për vlerësimet e raportit të Transparency International për luftën kundër korrupsionit
Kryeministri Berisha: Këto ditë Transparency International, organizata më e besueshme dhe më prestigjoze në botë për vlerësimin e luftës kundër korrupsionit, botoi rezultatet e garës së 180 vendeve të botës në luftën kundër korrupsionit për këtë vit. Transparency International vlerësoi Shqipërinë në grupin e 10 vendeve me suksesin më të madh për vitin 2008 në luftën kundër korrupsionit dhe si vendin e parë dhe me suksesin më të madh dhe rezultatet më të mira në luftën kundër korrupsionit në grupin e vendeve të rajonit të Ballkanit.
Shqipëria ishte ndër 10 vendet e planetit që pati një rritje prej 0.5 të treguesit të perceptimeve të korrupsionit, i cili këtë vit u rrit nga 2.9 që ishte në vitin 2007 në 3.4 në vitin 2008, pra u rrit me 0.5 në një sistem prej gjithsej 10 pikësh.
Sipas këtij raporti Shqipëria, këtë vit u rendit e para për luftën kundër korrupsionit dhe suksesin e kësaj lufte në vendet e rajonit të Ballkanit. Shtojmë se si vendi i dytë në Ballkan me rritje më të lartë të treguesit të perceptimeve të korrupsionit ishte Maqedonia me 0.3, kurse në vende të tjera si Serbia, treguesi i perceptimeve të korrupsionit ishte dhe mbeti 3.4. Për Malin e Zi, treguesi u rrit me 0.1, për Rumaninë me 0.1, për Greqinë me 0.1, për Slloveninë me 0.1, Moldavinë -0.1 pikë, Bosnjë-Hercegovina -0.1 pikë.
Transparency International shpall se në garën botërore të 180 vendeve të botës në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria parakaloi 20 vende gjatë vitit që kaloi duke u zhvendosur nga vendi i 105 që zinte në vitin 2007 në vendin e 85, në një pozicion të njejtë me Serbinë, Malin e Zi, dhe duke lënë prapa në rajon , Bosnje Hercegovinën, Moldavinë.
Kurse në shkallë botërore, Shqipëria me parakalimin e 20 vendeve, këtë vit lë prapa 95 vende.
Me këtë rezultat, Shqipëria kaloi përfundimisht nga ana e errët, gjysma e errët e hënës në anën me dritë, gjysmën me dritë të hënës.
Në Shqipëri, thekson Transparency International, qeveria ishte në krye të luftës kundër korrupsionit.
Raporti shprehet tekstualisht se qeveria ishte kampione në këtë luftë, ndërmori një seri reformash të thella në taksa, tatime, prokurime dhe tani po merren rezultatet e para.
Një vlerësim i veçantë i bëhet në raport krijimit dhe punës së Task Force të Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, e ngritur kjo nga qeveria në bashkëpunim dhe me ndihmën e FBI dhe Komisionit Europian, e përbërë nga ekspertë të Prokurorisë, Policisë Kriminale, Tatimeve, Doganave, Shërbimit Informativ, e cila sipas raportit ia doli të penalizojë rreth 224 zyrtarë dhe individë për korrupsion.
Raporti njeh meritën e padiskutueshme të qeverisë, vendosmërinë e saj për të luftuar korrupsionin:
a) nëpërmjet parandalimit me reforma dhe b) ndëshkimit ligjor.
Kështu, raporti thekson po aty se qeveria aktuale shqiptare ka qenë insistuese, e vendosur në reformat antikorrupsion, për të cilat ka qenë kampione në vitet e fundit dhe të cilat duket se po tregojnë rezultatet e para. Raporti vlerëson lart reformat e ndërmarra nga qeveria për luftën kundër korrupsionit me taksa, tatime, prokurime dhe regjistrimin e biznesit.
“Një përballje sistemike, shkruhet në raport, u ndërmorr gjithashtu për reduktimin e korrupsionit në administratën fiskale, prokurimet dh