Kryeministri Berisha uron Kryeministrin e ri të Japonisë, Shkëlqesinë e Tij, zotin Taro Aso

Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram urimi Shkëlqesisë së Tij, zotit Taro Aso, me rastin e emërimit të tij në postin e Kryeministrit të Japonisë.
Në këtë telegram Kryeministri Berisha shprehet:
“Shkëlqesi,
Emërimi Juaj në postin e Kryeministrit të Japonisë, më jep kënaqësinë e veçantë të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për suksese në punën Tuaj fisnike.
Më lejoni, me këtë rast, t’Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë viteve të tranzicionit dhe mirënjohjen time te thelle për ndihmën e veçantë financiare që Qeveria e Japonisë ka ofruar në realizimin e projekteve prioritare të Qeverisë që unë drejtoj. Shpreh bindjen time që marrëdhëniet shumë të mira të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Japonisë do të njohin zhvillime edhe më të frytshme në të ardhmen.
Duke përsëritur urimet e mia për suksese në realizimin e përgjegjësive Tuaja të larta, lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”