E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratë e Zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Bregu

-Komisioni Evropian miraton planifikimin shumëvjeçar të asistencës financiare për Shqipërinë për periudhën 2008-2010,  në formën e granteve në vlerën 245.1milionë euro

-Shqipëria për vitet 2007-2010 përfiton nga BE 306.1 milion Euro, nga 330 milion euro që ka përfituar për 6 vjet nga programet Cards 2000-2006.


Miratimi nga Komisioni Evropian i dokumentit strategjik të asistencës së BE-së për Shqipërinë (Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar) për vitet 2008-2010 në formën e granteve në vlerën 245.1milionë euro, konsiderohet nga qeveria shqiptare jo vetëm një ndihmë e vyer financiare, por edhe tregues i mbështetjes evropiane në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, në përmirësimin e reformave politike, ekonomike si dhe përafrimit me standardet evropiane. 
Është i rëndësishëm fakti se me përgatitjen e Dokumenti Strategjik 2008-2010 janë marrë të gjitha mendimet e institucioneve shqiptare formalisht të konsultuara nga Ministria e Integrimit si dhe pikëpamjet e shoqërisë civile të cilat kanë ofruar një feedback për prioritetet që mbulohen nga ky dokument.
Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumëvjeçar për Shqipërinë është përgatitur duke marrë në konsideratë prioritetet e reformave kryesore në kuadër të:
-Partneritetit Evropian, MSA-së dhe Marrëveshjes së Ndërmjetme
-Raporteve të Komisionit, Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
-Planit Kombëtar për zbatimin e MSA-së, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me aktorët e përfshirë në procesin e integrimit.

Mbështetja financiare gjithnjë në rritje dhënë Shqipërisë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit është një vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria, një tregues për suksesin e ecurisë së tyre, një ndihmë që synon të na mbështesë në procesin e Stabilizim-Asociimit dhe ta përgatisë vendin për hyrjen e ardhshme në Bashkimin Evropian. Duke shtuar këtu edhe fondin e përfituar në kuadër të IPA 2007 prej 61 milion euro, në total Shqipëria për vitet 2007-2010 përfiton nga BE 306.1 milion Euro, nga 330 milion euro qe ka përfituar për 6 vjet nga programet Cards 2000-2006.
 
Në lidhje me Dokumenti Strategjik për periudhën 2008-2010, mund të vërejmë se Komisioni Evropian ka përfshirë edhe fusha mbështetja nga ana e qeverisë shqiptare konsiderohet si shumë e rëndësishme dhe janë priorite të politikave të qeverisjes si zhvillimi rajonal dhe ai rural, infrastruktura rrugore  (rrjeti i rrugëve rurale dhe dytësore) dhe ujit të pijshëm, transporti, etj;
Gjithashtu, janë të përmendura fusha që IPA 2009 mendohet të mbështesë: censusi i popullsisë, regjistri civil etj.
 
Më hollësisht, për projektet nën ndarjen e kriterit politik (zë 30-35% të buxhetit) IPA mbështet kryesisht projekte që synojnë forcimin e kapaciteteve të administratës publike, siç janë projektet për forcimin e kontrollit financiar, antikorrupsionin si dhe mbështetje për strukturat e integrimit Evropian. Mbështetja do të vijojë edhe për sektorin e drejtësie dhe reformën polici, të cilat vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisë shqiptare.
 
Ndarja e kërkesave social-ekonomike (zë 20-25% të buxhetit) do të mbështesë kryesisht projekte të mëdha të cilat synojnë të kenë një impakt në zhvillimin rural dhe sektorin e SME-ve si dhe në përmirësimin e infrastrukturës arsimore veçanërisht në forcimin dhe fuqizimin e rrjetit të shkollave profesionale. 
Aftësia për te përballuar sfidat e integrimit evropian do të zënë pjesën më të madhe të mbështetjes financiare (40-50%). Mbështetje në këtë drejtim do t’i jepet përveç zhvillimit dhe zbatimi i strategjive e politikave përafruese me legjislaturën e BE-së (acquis) në fushat e tregut të brendshëm, politikave sektoriale dhe në drejtësi, liri e siguri, edhe fushave të rëndësishme si përmirësimit të infrastrukturës rrugore, me theks të veçantë në rrugët rajonale, mbështetjes se transportit hekurudhor dhe infrastrukturës së ujërave.
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›