Deklaratë e Zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, znj. Bregu
Sot, një e përditshme, nën diktatin e Edi Ramës, hapet me gërma kapitale, me titullin e radhës sikur Këshilli i Ministrave ka miratuar fonde prej 332 milionë lekësh për vitin 2007, te pashoqëruara me relacionin përkatës.
Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, zonja Majlinda Bregu, deklaron se ky është trillim i ulët që Kryetari i Partisë Socialiste shpërndan me fletushkat që ka nën kontroll.
Nuk ekziston asnjë vendim nga Këshilli i Ministrave, për asnjë akordim fondi, apo çështje tjetër, që të jetë i pashoqëruar nga relacioni përkatës.