E Diel, 1 Nëntor 2026

Konference per shtyp e zedhenesit Aldrin Dalipi pas mbledhjes se Keshillit te Ministrave- -Këshilli i Ministrave akordon një shtesë fondi prej 15 milion lekë për përballimin e situatës së

Konference per shtyp e zedhenesit Aldrin Dalipi pas mbledhjes se Keshillit te Ministrave-

-Këshilli i Ministrave akordon një shtesë fondi prej 15 milion lekë për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit -

Eshtë zhvilluar sot mbledhja e rradhës e Këshillit te Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Përvec miratimit të disa projektligjeve dhe vendimeve qeveria diskutoi sot për situatën më të fundit në zonat verilindore dhe juglindore të vendit si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës si dhe ndërhyrjeve në këtë funksion.
Për këtë arsye qeveria miratoi një fond shtesë për disa njësi të qeverisjes vendore, për përballimin e emergjencave nga reshjet e dëborës të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar probleme, edhe në Qarqet Korçë, Gjirokastër, Elbasan e Berat, krahas zonave veriore të vendit, për t'u ardhur në ndihmë një numri komunash te cilat paraqiten në vështirësi për shkaqet e mësipërme.

Fondi i miratuar është në shifrën prej 15.000.000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për këto zona, në juglindje dhe për disa komuna në zonën verilindore. Po ashtu përvec kësaj vazhdon financimi i gjithë infrastrukturës së vënë në funksionim për këtë qëllim duke filluar që nga mjetet e fluturimit deri tek e gjithë infrastruktura në akset rrugore etj., ashtu dhe kapacitetet njerëzore që po punojnë 24 orë për përballimin e situatës.

Kryeministri dhe qeveria vazhdon të ndjekë me vëmendje situaten në të gjithë vendin, duke bërë koordinimin e forcave dhe mjeteve për përballimin e saj. Vlerësojmë të rëndësishme dhe janë përqëndruar forcat në normalizimin e situatës në zonat verilindore të vendit. Në këtë moment, 1.5 milion lekë nga fondi shtesë i miratuar në mbledhjen e sotme shkon përsëri për njësitë vendore të qarkut të Dibrës, bashkinë e Pukës dhe të Mirditës.

Më konkretisht, fondi shtesë prej 15 milion lekësh ndahet:

• Njësive të qeverisjes vendore të Qarkut të Beratit , 3.200.000 (3 milionë e 200 mijë) lekë.
• Njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Elbasan, 3.600.000 (tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë.
• Njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Gjirokastër, 2.700.000 (dy milionë e shtatëqind mijë) lekë.
• Njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Korcë, 4.000.000 (4 milionë lekë)
• Qarku Dibër, i shtohen 500.000 (peseqind mijë) lekë.
• Bashkia Pukë, 200.000 (dyqind mijë) lekë.
• Bashkisë Fushë-Arrëz, 200.000 (dyqind mijë) lekë.
• Tre komunave ne Mirditë e Mat 600.000 (gjashteqind mijë) lekë.

Më pas, zëdhënësi i është përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Pyetje: Cili është informacioni më i fundit i diskutuar në mbledhjen e qeverisë rreth situatës së krijuar në këto zona nga reshjet e dëborës?

Z.Dalipi: Kryeministri kerkoi nje informacion te detajuar rreth situates, nga e cila rezulton se gjendja e rrugeve nacionale paraqitet me mire ne krahasim me ditet e meparshme, por do te vazhdoje mbajtja nen kontroll si nga strukturat e rendit ashtu dhe te mirembajtjes se rrugeve. Po veprohet per te bere te mundur kalimin ne akset rurale qe cojne drejt komunave. Ne disa raste ato tashme jane hapur, ndersa do te filloje veprimi dhe ne akset e fshatrave atje ku paraqitet veshtiresia me e madhe per te bere te mundur lidhjen e tyre me qendrat e komunave. Ne kete drejtim eshte dhe urdheri i djeshem i Kryeministrit per venien ne perdorim te te gjithe mjeteve te renda qe disponojne institucionet.

Nga raportimi qe beri Ministri Shendetesise, Spitalet jane ne gjendje te mire dhe ne gadishmeri per rastet emergjente,te furnizuara me medikamentet e duhura. Jane duke u marre masa per furnizimin ne vazhdim te qendrave shendetesore ne komuna.

Gjithashtu vazhdon te jete ne gadishmeri grupi i ndihmes se shpejte te helikoptereve i cili ka kryer ne kete faze 30 ore fluturim per te asistuar me ndihme 29 pacienteve nga zonat ku ka patur veshtiresi komunikimi me rruge.

Persa perket situates per vazhdimin e shkollave veprohet me kerkese te drejtorive rajonale ne varesi te situates,rezulton qe ne qendrat urbane mesimi ka filluar dhe po vazhdon normalisht,ndersa eshte lene nje afat brenda dites se hene per te filluar mesimi ne ato zona ku eshte situata eshte duke u permiresuar,ndersa ne zonat ku paraqiten veshtiresi cdo vendim sic e thashe merret ne bashkepunim me drejtorite e arsimit ne qarqe.

Pyetje: Opozita e akuzon qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për normalizimin e situtaës?

Z.Dalipi: Pergjigja me e mire per te gjithe ata qe nxitojne te politizojne situaten apo qe hyjne me pasaporte ne zonat e renduara nga debora eshte padyshim angazhimi dhe perkushtimi i te gjithe strukturave te qeverise, pushtetit vendor, sakrifica e qindra njerezve qe punojne pa pushim per perballimin e situates dhe gjejme rastin te shprehim mirenjohjen dhe falenderimin per kete qe po bejne.

* * *
Njesite e Qeversjes Vendore te Qarkut Berat qe perfitojne shtese fondi per perballimin e emergjencave

1. Komunes Bogove, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke.
2. KomunesÇepan, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
3. Komunes Gjerbes, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
4. Komunes Leshnje, ti akordohet shuma prej 500 000 (peseqind mije) leke.
5. Komunes Potom, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
6. Komunes Qender Skrapar, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke.
7. Komunes Vendreshe, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
8. Komunes Zhepe, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
9. Bashkise Poliçan, ti akordohet shuma prej 200 000 ( dyqindmije) leke.

Njesite e Qeverisjes Vendore te Qarkut Elbasan qe perfitojne shtese fondi per perballimin e emergiencave

1. Komunes Funare, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke,
2. Komunes Zavaline, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke,
3. Komunes Labinot Mal, ti akordohet shuma prej 350000 (treqind e pesedhjete mije) leke,
4. Komunes Kukur, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke,
5. Komunes Lenije, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke,
6. Komunes Lunik, ti akordohet shuma prej 300000 (treqindqind mije) leke,
7. Komunes Orenje, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke,
8. Komunes Stravaj, ti akordohet shuma prej 400 000 (kater qind mije) leke,
9. Komunes Stebleve, ti akordohet shuma prej 500 000 (peseqind mije) leke.
10. Komunes Qende Librazhd, ti akordohet shuma prej 250 000 (dyqind e pesedhjete mije) leke.
11. Komunes, Hotolisht, ti akordohet shuma prej 200 000 (dyqind mije) leke.

Njesite e Qeverisjes Vendore te Qarkut Gjirokaster qe perfitojne shtese fondi per perballimin e emergjencave

1. Komunes Cepo, ti akordohet shuma prej 300000 (tre qind mije) leke,
2. Komunes Pogon, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
3. Komunes Zagari, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
4. Komunes Kurvelesh, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
5. Komunes Buz, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
6. Komunes Frasher, ti akordohet shuma prej 300000 (tre qind mije)leke.
7. Komunes Ballaban, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
8. Komunes Petran, ti akordohet shuma prej 150 000 (njeqind e pesedhjete mije) leke.
9. Komuna Suke, ti akordohet shuma prej 300 000 (tre qind mije) leke.
10.Komuna Piskove, t'i akordohet shume prej 150 000 (njeqind e pesedhjete mije) leke.

Njesite e Qeverisjes Vendore te Qarkut Korçe qe perfitojne shtese fondi per perballimin e emergjencave

1.Komunes Barmash, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke,
2.Komunes Qender Leskovik, ti akQrdohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
3.Komunes Gore, ti akordohet shuma prej 300000 (treqind mije) leke.
4.Komunes Proptisht, ti akordohet shuma prej 400 000 (katerqind mije) leke.
5.Komunes Moglice, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
6.Komunes Vithkuq, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
7.Komunes Drenove, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind e pesedhjetemije) leke.
8.KomunesÇlirim, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
9.Komuna Proger, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
10.Komunes Miras, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
11.Komunes Lekas, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
12. Komunes Liqenas, ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
13. Bashkia Leskovik, t'i akordohet shume prej 200 000 (dyqind mije) leke.

Njesite e Qeverisjes Vendore te Qarkut Diber qe perfitojne shtese fondi per perballimin e emergjencave

Komunes Muhur, rrethi Diber ti akordohet shuma prej 300 000 (treqind mije) leke.
Komunes Lure , rrethi Diber ti akordohet shuma prej 200 000 (dyqind mije) leke.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›