Lotaria Amerikane, si do të jepen vizat
Aplikantët e suksesshëm të Lotarisë Amerikane 2012, të cilët e kanë marrë tashmë njoftimin se janë të përzgjedhur, duhet të kthejnë përsëri vëmendjen nga Kontrolli i Statusit të Regjistrimit, për të mësuar se kur do të intervistohen. Sikurse u veprua me njoftimin e përzgjedhjes, e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për takimin e shumëpritur të intervistimit, prej nga ku merr udhë plotësimi i dëshirës për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të bërë nga Ambasada Amerikane, intervistat për programin e DV-2012-s do të fillojnë më 1 tetor 2011, ndërkohë që të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të informohen menjëherë për vendin e tyre në listë, në faqen e internetit të E-DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Nëpërmjet udhëzimit të posaçëm për lotarinë, Ambasada sqaron se të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov, 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së jashtë kufijve të SHBA-së. Nga ana tjetër, përzgjedhja e rastësishme nga kompjuteri si i përzgjedhur për Lotarinë Amerikane 2012, nuk garanton automatikisht që aplikantët do të marrin një vizë. Për këtë arsye, autoritetet amerikane qartësojnë procedurën sesi do të lëshohen vizat e lotarisë, dhe gjithçka tjetër që duhet të dinë të interesuarit rreth kësaj procedure. Në udhëzimin e posaçëm për Lotarinë Amerikane 2012, të publikuar zyrtarisht në faqen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, sqarohet se vetëm 50 000 aplikantët e parë të përzgjedhur do të pajisen me vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën. “Ka 50 000 viza në dispozicion për DV-2012, por ka të ngjarë që një pjesë e 50 000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, ndaj më shumë se 50 000 regjistrime do të përzgjidhen nga Qendra Konsullore në Kentaki (KCC) për t’u siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar”, - sqarohet në udhëzim. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë zgjedhur fillimisht. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50 000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2012. Aplikantët e përzgjedhur, të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikëri rastet e tyre.
50 mijë
viza janë në dispozicion për Lotarinë Amerikane 2012, por ka të ngjarë që një pjesë e 50 000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, ndaj më shumë se 50 000 regjistrime do të përzgjidhen nga Qendra Konsullore në Kentaki, për t’u siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar.
Çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi 50 000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë
Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov, 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së jashtë kufijve të SHBA-së.
Data dhe ora e intervistës në internet
Kontrollimi i Statusit të Aplikimit do të jetë mjeti i vetëm me të cilin fituesit/të përzgjedhurit do të njoftohen për intervistën e lotarisë. Përveç kësaj, Kontrollimi i Statusit të Aplikimit do t’u ofrojë të përzgjedhurve udhëzime sesi të vazhdojnë më tej aplikimin, si dhe do t’u bëjë të ditur datën dhe orën e takimit për vizën e emigrimit. Qendra Konsullore në Kentaki nuk do t’i njoftojë më me anë të postës të përzgjedhurit e lotarisë. Të përzgjedhurit e rastësishëm nuk do të njoftohen me anë të postës elektronike (e-mail). Nëse ju jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej me procesin e lotarisë, pasi të merrni udhëzimet, ju duhet të tregoni që jeni i ligjshëm për një vizë emigrimi, duke përfunduar me sukses hapat e ardhshëm. Kur kërkohet të bëni këtë nga Qendra Konsullore në Kentaki, do t’ju duhet të plotësoni aplikimin për vizë emigrimi, të paraqisni dokumentet e kërkuara dhe formularët, të paguani tarifat e nevojshme, të përfundoni ekzaminimin mjekësor, dhe të intervistoheni nga një zyrtar konsullor në Ambasadën ose Konsullatën Amerikane, për të demonstruar se ju kualifikoheni për një vizë emigrimi diversiteti. Qendra Konsullore në Kentaki do të ofrojë informacion mbi aplikimin me postë (për të përzgjedhurit e DV-2011) ose në internet nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Aplikimit në adresën http://www.dvlottery.state.gov/ (për të përzgjedhurit e DV-2012).
Duke filluar që nga data 15 korrik 2011 deri më 30 qershor 2012, të gjithë konkurruesit mund të kontrollojnë statusin e konkurrimit të tyre nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Konkurruesit (Entry Status Check) në adresën zyrtare të internetit të programit të Lotarisë Amerikane http://www.dvlottery.state.gov/.
Bashkimet familjare, ndryshojnë rregullat për dërgimin e peticionit
Formularët I-130 që dorëzohen në ambasadë për të afërmit në mënyrë rutinë, nuk do të pranohen më
Në mënyrë që të emigroni në Shtetet e Bashkuara, duhet të keni një të afërm të menjëhershëm që mund të dorëzojë një peticion emigracioni për ju. Ai duhet të jetë një i afërm, prind, bashkëshort, fëmijë, vëlla ose motër dhe duhet të jetë një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo më i ri se 21 vjeç. Ambasada Amerikane ka njoftuar së fundi procedura të reja për dërgimin e peticionit I-130. Sipas njoftimit të Ambasadës, duke filluar nga data 15 gusht 2011, peticionerёt me banim jashtë Amerikёs nuk do të munden mё që në mënyrë rutinë tё dorёzojnё formularёt I-130, peticion për tё afёrmit e huaj, nё Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-sё, me përjashtim të vendeve ku ka njё zyrё tё Shёrbimeve tё Shtetёsisё dhe Emigracionit tё Shteteve tё Bashkuara (USCIS) në Ambasadë ose Konsullatë. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka një zyrë të USCIS. “Peticionerёt që banojnë jashtë Amerikёs në vendet ku nuk ka prani tё USCIS do t’u duhet qё, duke filluar nga 15 gusht 2011, të postojnё formularёt e tyre I-130 nё Chicago USCIS lockbox. Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane që nuk kanë një prani tё USCIS do të munden të pranojnë dhe të procesojnё formularёt I-130 vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, të cilat janё përshkruar më poshtë”, - sqarohet në njoftim. Për formularёt I-130 që ishin dorёzuar nё mёnyrё tё rregullt para 15 gushtit 2011 në një ambasadё ose konsullatё jashtë shtetit, ku USCIS nuk ka një prezencë, nuk do të ndikohen nga ky ndryshim. Sipas njoftimit, duke filluar nga data 15 gusht 2011, peticionerёt me banim jashtë Amerikёs, të cilët dëshirojnë të paraqesin formularin I-130, peticion për të afërm tё huaj, mund ta bëjnë këtë si më poshtë: nëse peticioneri banon në një vend në të cilin USCIS ka një prani të saj, formularin I-130 mund të dorёzoni drejtpërdrejt nё zyrën e USCIS në atё vend, ose nëpёrmjet Chicago USCIS lockbox në një nga adresat më poshtë. Nëse kërkuesi banon në një vend ku USCIS nuk ka zyrё tё sajёn, formularin I-130 duhet ta dorëzoni nё Chicago USCIS lockbox në një nga adresat. Për informacion shtesë sesi të dorёzoni një formular I-130 nё Chicago USCIS lockbox, mund të vizitoni faqen e internetit tё USCIS që gjendet në adresën www.uscis.gov ose kontaktoni USCIS me telefon në 1-800-375-5283.
Adresat për peticionin
Adresa e USCIS Chicago lockbox për dёrgesa me postë të rregullt:
USCIS
P.O. Box 804625
Chicago, IL 60680-4107
U.S.A.
Adresa e USCIS Chicago lockbox për dërgesa me postë ekspres:
USCIS
Attn: I-130
131 South Dearborn-3rd Floor
Chicago, IL 60603-5517
U.S.A.
Vizat të vlefshme brenda vitit fiskal
Personat e zgjedhur për programin e Lotarisë DV-2012 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2012, nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Aplikantët duhet të pajisen me vizën e tyre ose të përshtasin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë zgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2012 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përftojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2012-s mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Kandidatët që aplikojnë jashtë kufijve do të marrin një njoftim nga KÇ-ja nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së 4-6 javë përpara takimit të planifikuar.