E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU OSBE te zgjidhe problemin e pronave te shqiptareve ne Greqi

Deklarata

Zyra e Athinës për pronat në bregdet zgjon interesin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet. E publikuar nga gazeta “Shqip”, informacioni në fjalë, ka vënë në lëvizje një kërkesë për reciprocitet, shoqëruar me një qëndrim për konfirmimin e së vërtetës historike. “Nisur nga të dhënat zyrtare, madje të konfirmuara dhe nga pala greke në komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve në vitet ‘30, në Breg, nuk ka minoritarë. Së dyti, para se të ndërmarrë një akt të tillë Greqia, duhet të heqë të gjitha pengesat ligjore dhe joligjore që ndalojnë shtetasit e Shqipërisë të gëzojnë lirisht pronat e tyre në territorin grek, sipas nenit 15 të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve...”, thuhet në deklaratën zyrtare të PDU. Ajo ka kërkuar që kontributi i OSBE-së në këtë proces të shohë me të njëjtin interes edhe “në zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, ku komuniteti çam përbën grupin kryesor të pronarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›