Topalli Vizat dhurata me e bukur
Në katedralen e Shën Palit, ku u prit nga imzot Rrok Mirdita, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përcolli urimet më të përzemërta për besimtarët katolikë në ditën e Krishtlindjeve.
Kryetarja e Kuvendit tha se ishte shumë e lumtur që festat e këtij fundviti koincidojnë me një ngjarje të rëndësishme siç është heqja e vizave, të cilën zonja Jozefina Topalli e cilësoi si dhuratën më të bukur, por edhe shumë të merituar prej shqiptarëve. “Edhe njëherë dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në Malin e Zi dhe në vendet e tjera: Gëzuar Krishtlindjet! Është festa më e bukur, është festa më e gëzueshme. Është festa e bashkimit e forcës, e mirëkuptimit, e dashurisë. Kjo festë është dashuri dhe gëzim”, tha Kryetarja e Kuvendit.