E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ditet e mira pasketaj vijne

Kreu i PS-së

Kryetari i opozitës, Edi Rama, në urimin ndaj shqiptarëve për Krishtlindjet nuk u tregua shumë optimist për vitin që lamë pas.

“Krishtlindjet sjellin mesazhin e dashurisë dhe forcës për të përballuar vështirësitë”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë vizitave në Kishën Ortodokse dhe atë Katolike me rastin e ditës së Krishtlindjeve. Rama tha se këtë herë kjo ditë i gjen shqiptarët më të varfër, por se të gjithë shqiptarët së bashku duhet të besojnë te një e ardhme më e mirë në një ditë të afërt. Kreu i Partisë Socialiste e vuri theksin te përmbytjet në Shkodër. “Sot kur pjesë të tëra të Shqipërisë janë në vështirësi, janë përmbytur, janë në një gjendje nga e cila duhet të dalin sa më parë është dashuria, solidariteti dhe forca e të gjitha ndjenjave që frymëzon kjo ditë që duhet t’i bëjnë të gjithë të besojnë se e ardhmja do të jetë padyshim më e mirë dhe se së bashku mund ta bëjmë të ardhmen që të jetë më e mirë, në një të ditë më të afërt dhe jo thjeshtë si një kohë, e cila domosdoshmërisht do të jetë më e mirë, por që s’ka dyshim që nuk duhet të jetë e largët”, tha Rama. Mesazhet e kreut të opozitës erdhën pas vizitës që ai bëri në  Kishën e Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet ku u takua me Hirësinë e tij, Anastas Janullatos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›