Trafikimi qënieve njerëzore, Zajmi: Duhen masa më të forta
Fenomeni i trafikimit, ndonëse ka ulje të ndjeshme nga viti në vit, ende ka nevojë për masa më të forta, sidomos të evidentimit të tyre nga punonjësit e policisë. Zv.ministrja e Brendshme Iva Zajmi në një intervistë për ALSAT thotë se 94 raste të reja u konstatuan në vitin 2009, ndërsa menjëherë ministria e Brendshme vendosi shtimin e punonjësve të policisë, në pikat e kalimit kufitar, të cilët do të merren me trafikimin për evidentimin jo vetëm të viktimave, por edhe të rrjeteve të trafikut.
"Shifrat përsa i përket viktimave të trafikut me origjinë nga Shqipëria ka rënë në vendet e destinacionit, megjithatë nuk do të thotë që trafikimi nuk është më një problem. Sipas pikëpamjes së qeverisë shqiptare dhe koordinatorit kombëtar, trafikimi i qënieve njerëzore nuk është thjesht një cështje penale, apo një cështje që ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive kriminale, por është një cështje e të drejtave të njeriut. Rastet e raportuara për vitin që ka kaluar janë 94, e kam fjalën për persona të cilët, më të shumti gra, por dhe fëmijë e burra, që janë referuar pranë shërbimit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit gjatë vitit 2009 në Shqipëri kjo është një shifër që është e përafërt dhe me shifrën e një viti më parë", thotë Iva Zajmi.
Zajmi sqaron se duhet të jetë një vëmendje më e madhe ndaj viktimave të trafikut pasi mbrojtja e tyre duhet të jetë pa kushte. Ndërsa policia duhet të intensifikojë hetimet për zbulimin e rrugëve të trafikut dhe personave përgjegjës. Ajo sugjeroi se policia përpara se të ndalojë autorët e mundshëm, duhet që të kryejë të gjitha veprimet që të sigurojë prova të nevojshme të cilat do ti mbajnë përgjegjësit në burg.
Denada Shkodrani < I mëparshmi