Sezoni verës, Kraja: Kujdes nga helmimi nga ushqimet
Sëmundjet toksiko-infektive në vendin tonë mbeten ende shqetësuese. Mjekët shqiptarë shprehen se me përjashtim të rasteve sporadike të cilat kanë sjellë dhe shpërthime epidemish në vitet e kaluara, tashmë vihen re sëmundje toksiko-infektive nga ushqimet, të cilat në sezonin e verës shënojnë një shifër të lartë, deri në 60 raste të reja cdo ditë. Shefi i pavionit të infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja shprehet se e rëndësishme në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, sëmundje si tifo, dizanetria tashmë janë fshirë nga lista e patologjive që ekzistojnë në Shqipëri.
"Ka një ulje të rasteve të sëmundjeve të mëdha, toksiko-infektive. Pothuajse tifo nuk haset më, dizanteria po ashtu. Pra, kjo është një arritje e madhe. Epidemitë nga uji janë mjaft të rralla, rreziku është për ushqimet që rruhen në frigorifer, gatuhen në raste sebepesh, apo ngjarjesh të tjera ku haet në mënyrë kolektive, janë më të riskuar për të pasur sëmundje të tilla", thtoë Kraja.
Sëmundjet infektive në botë cdo vit prekin 5 miliardë njerëz, ndërkohë që pesë milion humbin jetën si pasojë e komplikacioneve që ato sjellin në organizëm.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi