E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksimetri, sa njihet nga qytetarët

Të udhëtosh sot me taksi, tarifimi nuk është më si më parë. Bashkitë kanë vendosur që të gjitha taksitë e licencuara të përdorin taksimetrin, i cili mat në vlerë kilometrat që përshkrohen. Qytetarët shprehen pro taksimetrit për saktësinë e matjes së rrugës, por nuk janë në dijeni për funksionimin e këtij aparati.

"Unë mendoj që do të ishte më mirë me taksimetër, se sa sic ka qenë me tarifë fikse. Unë deri tani nuk kam marr taksi me taksimetër, thjesht me tarifë fikse, 4 mijë, 5 mijë. Por cmimet janë shumë të shtrenjta", thotë një qytetare. "Cmimet kontrollohen më mirë, ndërsa me atë është...", thotë një tjetër.

Taksistët shprehen se përdorimi i taksimetrit ndihmon në përcaktimin korrekt të cmimit. I vetmi shqetësim i taksistëve në përdorimin e taksimetrit është se në cmimi e udhëtimit nuk përfshihen rritja e cmimit të karburantit, dhe defektet e automjetit.

"Zero deri në 2 kilometër, është 3 mijë lekë për ditë jave, ndërsa për ditë feste është 3500 lekë. Pesë kilometrat e para ditë jave janë me 95 lekë kilometri, dhe 10 lekë minuti. Ndërsa 10 kilometrat e dyta janë me 85 lekë kilometri, dhe 15 lekë minuti. Janë rritur vazhdimisht, karburanti sidomos, dhe të gjitha, riparimet dhe ne nuk kemi bërë ngritje cmimi. Kjo u bë për arsye, me këto cmime kaq të ulëta, për të konkurruar të palicencuarit", thotë një taksiste.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›