Konfindustria: Qeveria po diskriminon
Biznesi shqiptar u ankua dje, për faktin se një projektligj i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë synon të mbrojë investimet e huaja nga gjykatat shqiptare, por jo investimet vendase. "I kërkojmë qeverisë të përmirësojë projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin ‘Për investimet e huaja‘, sipas të cilit privilegjohen ndjeshëm investitorët e huaj krahasimisht investitorëve vendas në të gjitha marrëveshjet e dyanshme me palë të treta, ku njëra palë është shteti shqiptar", deklaroi dje Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë.
"Konfindustria shprehet parimisht në mbështetje të plotë të projektligjit. Jemi dakord nëse fusha e tij e zbatimit do të përfshinte të gjitha llojet e investitorëve, pa dallim vendit të origjinës së kapitalit", shtoi Buxhuku.
Projektligji parashikon heqjen e së drejtës së gjykatave shqiptare për pezullimin dhe/ose ndërprerjen e investimit të huaj dhe deri fillimin e procedurave të shpronësimit për interes publik të pasurive të patundshme të kërkuara ligjërisht me rrugë gjyqësore nga palë të treta. Ndërkohë, që një e drejtë e tillë thelbësore nuk jepet për investitorët shqiptarë të ndodhur në të njëjtat kushte.
Ligji për mbrojtjen e investimeve të huaja është ndryshuar kryesisht në nenin 8 të tij, duke iu shtuar tri pika, të cilat sqarojnë procedurën që duhet ndjekur në rastet kur ka proces gjyqësor apo padi. "Në rast të paraqitjes se një padie sipas pikës 4 të këtij neni, gjykata nuk urdhëron ndërprerjen apo pezullimin e investimit të huaj, si masë e sigurimit të padisë, për shkak se ekzekutimi i vendimit përfundimtar gjyqësor nuk bëhet i pamundur ose i vështirë", thuhet në pikën 5 të nenit 8. Pikërisht ky paragraf i jep imunitet investitorit që të mos preket nga proceset gjyqësore apo paditë ndaj tij, në rastet kur persona të ndryshëm pretendojnë se janë pronarë të truallit apo objektit. Megjithatë, një tjetër pikë e ligjit sqaron edhe procedurën që duhet ndjekur në rast se investitori humb gjyqin. "Avokatura e shtetit njofton menjëherë organin shtetëror kompetent për shpronësimin, për të filluar menjëherë procedurën e shpronësimit", pra, qeveria shpronëson pronarët e truallit, ndërsa investitori i huaj vijon normalisht punën.
Investitorët e huaj gëzojnë aktualisht mbrojtjen e ambasadave dhe në disa raste, edhe të qeverive të vendeve nga vijnë, por projektligji i ri i qeverisë synon t‘u japë atyre edhe imunitet nga gjykatat shqiptare, gjë që i kthen pronat e të huajve de fakto në sipërfaqe ekstraterritoriale në Shqipëri. Projektligji hap edhe mundësinë për spekulime të shumta, për shkak se çdokush mund të regjistrojë një kompani në Zvicër apo parajsa të tjera fiskale dhe të klasifikohet në këtë mënyrë si investitor i huaj, pavarësisht se mund të mos jetë i tillë. Projektligji sanksionon shpronësim për interes publik të çfarëdolloj territori të vendit që qeveria ia ka dhënë gjatë viteve të shkuara apo mund t‘ia japë në të ardhmen investitorëve të huaj.
Gj. E.