E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qetësohet" gripi i derrit, "egërsohet" virusi i stinës

Situata e përhapjes së vi-rozave të stinës paraqitet tepër problematike në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë. Rastet e dyshuara për gripin e derrit gjatë javës që lamë pas kanë rezultuar negative për të gjitha qytetet në vend. Berati, Puka, Vlora, Elba-sani, Fieri, Saranda, Lushnja dhe Bulqiza kanë qenë disa nga qyte-tet ku situata e përhapjes së gripit të zakonshëm është shfaqur tepër problematike. E megjithatë, edhe pse situata e shtimit të numrit të të prekurve nga këto viroza ka ar-dhur duke u rritur, e rëndësishme sipas mjekëve është që të paktën asnjëri prej pacientëve nuk ka rezultuar me grip derri.Sipas tyre, shka-ku kryesor i shti-mit të numrit të të shtruarve në spitale ka ardhur si pasojë e virozave të stinës që po qarkullojnë së fundmi në vendin tonë. Analizat e personave të dyshuar për virusin AH1N1 janë dërguar menjëherë në labo-ratorët përkatës, nga ku është bërë edhe diagnostiki-mi i tyre. Kategoritë më të prekura, sipas specialistëve të shëndetit publik, janë kryesisht mosha e tretë, të rinjtë, ata që udhëtojnë shpesh jashtë vendit, si dhe ata që janë aktivë dhe të rrethuar nga shumë njerëz për gjatë gjithë ditës. Shenjat e shfa-qjes së virozave janë konsideruar të ngjashme me ato të gripit të derrit, kjo ka qenë arsyeja e anomalisë që është krijuar për gjatë kësaj periudhe në radhët e shqip-tarëve. Spitalet janë mbushur nga një numër i konsiderueshëm i të prekurve nga gripi stinor. Sipas mjekëve, një nga shkaqet kryeso-re që ka ndihmuar në përhapjen e virozave të stinës është pikërisht ndryshimi i motit dhe luhatja e shpeshtë e temperaturave.

Sh.M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›