Konfindustria: Të rimbursohen paratë e TVSH-së për bizneset
23/02/2009 Kriza ka rritur konkurrencën mes prodhimeve shqiptare dhe atyre të huaja
Moskthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar është një kosto më shumë për bizneset. Aq më tepër në një periudhë krize, si kjo me të cilën po përballet bota. Duke kërkuar rimbursimin sa më shpejt të detyrimit të pakthyer ndaj bizneseve, Konfindustria, vëren me shqetësim thellim të këtyre problemeve. “Problemi i vonesave të rikthimit të TVSH për bizneset është i zgjatur në kohë dhe në masë të përgjithshme ka ardhur relativisht duke u zvogëluar, kosto e shkaktuar për bizneset nga shkaku i mësipërm vazhdon të jetë i lartë. Kjo, pavarësisht zotimeve të herë pas hershme të institucioneve përgjegjëse fiskale dhe qeveritare për ta eliminuar plotësisht një problem të tillë”, - tha administratori i përgjithshëm Gjergj Buxhuku. Analiza e të dhënave që vijnë nga industri të ndryshme që punojnë për eksport, tregon se ka shtyrje në kohë me muaj të tërë të rimbursimit të TVSH. Veç kësaj, procedurat e ndjekura nga institucionet fiskale janë tepër burokratike, me hapësira për subjektivizëm dhe korrupsion. “Pasojat e krizës globale financiare dhe ekonomike kanë varfëruar në maksimum tregjet ndërkombëtare dhe kanë rritur shumë konkurrencën ndërmjet prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare me ato të huaja. Në kushte të tilla është e papranueshme, që të rëndohet pa asnjë arsye objektive kosto e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, që me shumë përpjekje kanë mundur të kenë hapësira në tregun vendas dhe për më tepër në tregje të huaja ku konkurrenca është veçanërisht e fortë”, - thekson ai. Kërkesa e Konfindustrisë i drejtohet autoriteteve fiskale qendrore të vendit. “Konfindustria kërkon marrjen sa më shpejt të masave të nevojshme procedurale dhe kontrollin e zbatimit të tyre në praktike, për rikthimin në kohën e duhur të TVSH për industritë e vendit, si masë e prekshme dhe e mundshme për biznesin prodhues në kushtet e krizës globale financiare dhe ekonomike, me pasoja të ndjeshme edhe në ekonominë shqiptare”, - tha Buxhuku.