Rama-Meta, lufta për zyrat elektorale
23/02/2009 PS-ja do të hapë rreth 68 të tilla, ndërsa LSI-ja do të hsfrytëzojë zyrat partiake
Përplasja e re është më e theksuar në zonat që njihen si bastione të së majtës
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përplasen me njëra-tjetrën lidhur me zyrat elektorale. Sikundër dihet, mjaft e rëndësishme për procesin parapërgatitor për fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme është ngritja dhe funksionimi i zyrave elektorale për të gjitha partitë politike që do të jenë pjesë e kësaj gare. Por ndalur konkretisht te dy partitë kryesore të së majtës, të cilat me sa duket kanë vendosur që krahas oponencës ndaj qeverisjes aktuale ta përqendrojnë fushatën elektorale dhe te lufta ndaj njëra-tjetrës, së fundi është vënë re dhe një tjetër përplasje, e cila sa vjen dhe shton tensionet brenda këtij kampi. Bëhet fjalë pikërisht për ngritjen e zyrave elektorale. Referuar kësaj çështjeje, burime pranë PS-së dhe LSI-së bënë me dije se është shfaqur një rivalitet mes tyre sa i takon vendndodhjes së këtyre zyrave. Me qartë, strukturat e ngarkuara me ngritjen, organizimin dhe funksionimin e zyrave elektorale, këto si për Partinë Socialiste, ashtu dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kanë nisur një luftë të re, duke rivalizuar njëra-tjetrën sa i takon vendndodhjes së këtyre zyrave. Të dyja palët synojnë që t’i hapin zyrat e tyre në të njëjtin vend, mundësisht përbri apo përballë njëra-tjetrës. Madje, jo në pak raste përfaqësues të PS- apo të LSI-së kanë shkuar deri aty sa janë përpjekur që t’ia marrin ambientet njëra-tjetrës, duke shtuar vlerën monetare të sallave që do të përdoren si zyra elektorale të marra me qira nga pala respektive. Ndërkohë mësohet se një luftë e tillë është e përqendruar më së shumti në ato zona ku njihen si bastione të së majtës. Qëllimi i gjithë kësaj përplasje, pra për të rivalizuar njëra-tjetrën duke hapur zyrat elektorale në vende të afërta, lidhet pikërisht me momentin kur fushata elektorale do të nisë zyrtarisht, duke parë nga afër lëvizjet, takimet, taktikat e njëra-tjetrës. Po kështu asnjëra nga këto dy parti nuk pranon të bëjë publik numrin e saktë të zyrave elektorale që do të ngrejë në të gjithë vendin, por mësohet se minimalisht për çdo njësi vendore do të hapet dhe do të funksionojë një zyrë e tillë. Ndryshe nga PS-ja, Lëvizja Socialiste për Integrim paraprakisht ka vendosur që të gjitha zyrat partiake pothuajse në të gjithë vendin të funksionojnë edhe si zyra elektorale. Ndërsa për PS-në zyrat partiake nuk do të njësohen me zyrat elektorale. Për asnjërën nga partitë nuk ka përfunduar një proces i tillë, por PS-ja pritet të ngrejë rreth 68 zyra elektorale në shkallë vendi. Pritet që Qarku i Tiranës të përfshijë rreth 20 prej tyre, ku përveç 11 njësive bashkiake në kryeqytet zyra elektorale janë ngritur dhe në Rrogozhinë, në Golem, Vorë, Paskuqan, Kamëz etj. Në bordin drejtues të secilës zyrë do të jenë përveç shtabit elektoral dhe 7 koordinatorë, ku shpërndarja është e njëjtë nga qendra në bazë. Pra, do të jenë koordinatori i organizimit elektoral të organizatës socialiste, koordinatori për bordet e dialogut qytetar, koordinatori për organizimin e vullnetarëve, koordinatori për komunikimin mediatik, koordinatori për organizmin e personave me eksperiencë drejtimi dhe koordinatori i veteranëve.
Zyrat elektorale
Aplikimi i sistemit të ri elektoral në zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen të dielën e 28 qershorit, sjell edhe organizimin e një fushatë elektorale disi ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme. Për këtë arsye dhe harta që do të paraqitet me ngritjen e zyrave elektorale për secilën parti politike nuk do të jetë e njëjtë. Ndërkohë PS-ja dhe LSI-ja, edhe pse nuk bëjnë me dije numrin e tyre, janë në përfundim të këtij procesi
Përplasja
Grupet e punës të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim të ngarkuara për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e zyrave elektorale kanë sjellë një përplasje të radhës mes këtyre dy partive. E diktuar nga lidershipi i secilës prej tyre, taktika e rivalitetit ka bërë që në zona të njohura si bastione të së majtës PS-ja e LSI-ja të luftojnë njëra-tjetrën për marrjen e të njëjtit ambient për ngritjen e zyrës elektorale.