Raporti i OKB-së për drogën, Prençi: Shqipëria përmendet dy herë
23/02/2009 Sipas zyrës së OKB-së, vendi ynë nuk përdoret më për tranzitimin e drogave
Spanja, Franca, Hungaria, Bullgaria, Rumania, vende problematike
TIRANE- Raporti i zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për drogat, është cilësuar dje në një dalje të posaçme mediatike të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si raporti më i mirë në vite për sa i përket Shqipërisë. Në këtë raport për sa i përket situatës së drogave kultivimit dhe tranzitimit të tyre në rajonin e Ballkanit, Shqipëria përmendet vetëm dy herë. Duke marrë shkas nga studimi i këtij raporti, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, tha se kultivimi i kanabisit tashmë bëhet vetëm në “prona publike”, pra prona të askujt. Ndërsa për sa u përket drogave të forta raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së tranzitimit të drogës nëpërmjet Shqipërisë, ose siç e tregon raporti i OKB-së tashmë rruga tradicionale është ajo e Ballkanit verior Turqi- Bullgari-Rumani- Hungari dhe më pas lënda narkotike mbërrin në Austri. Në ndryshim nga raportet e mëparshme ku problematika e Shqipërisë ishte evidente në të gjithë raportin, në studimin e tanishëm konstatohet që problematika spostohet në vende perëndimore, si Spanja, Franca, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Austria e vende të tjera. Sipas raportit të OKB-së, në të gjitha këto vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian, evidentohet një rritje të kultivimit, tregtimit, tranzitimit dhe konsumimit të drogës. Ndërkohë që në fund të analizimit të raportit, Prençi theksoi se puna e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, kanë pasur dhe do të kenë prioritet kryesor luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme.