Tokat e 7501, rindarja sipas sipërfaqes për frymë
23/02/2009 Publikohet i plotë vendimi i marrë nga Qeveria për verifikimin e titujve të pronësisë
Komisionet e verifikimit të titujve të pronësisë do të verifikojnë gjithë procedurën e ndjekur në zbatim të ligjit 7501. Madje, sipas vendimit të fundit të Qeverisë, komisionet do të kenë të drejtën e rindarjes së sipërfaqes, duke u bazuar në sipërfaqen për frymë që i ka takuar familjeve të punonjësve të ish-kooperativave apo ndërmarrjeve të tjera bujqësore. Ndërsa në vendimin që do të merret nga komisionet do të bëhet dhe kalimi në pronësi i tokës, pavarësisht asaj që ka qenë e regjistruar më parë në hipoteka. Kjo pasi komisionet e drejtuara prej prefektëve do të kenë titullin e korrigjuesit të vendimeve. Më poshtë publikohet ligji i plotë për kalimin në pronësi dhe verifikimin e tokës së ndarë.
1. Në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë (KV), krijohet dokumentacioni i ri ligjor, në bazë të të cilit lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi.
2. Pranë komisionit vendor, qytetari paraqet:
a) Kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi.
b) Certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më:
- 1.8.1991, për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore;
- 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
c) Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës;
ç) Planvendosjen e ngastrës/ngastrave, që qytetari, sipas informacionit që ka, pretendon se është e pandarë, të hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar;
d) Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991, ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, më 1.10.1992. Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës, për këtë fakt. Nëse, sipas informacioneve të mësipërme, nuk vërtetohet fakti i të qenit anëtar i ish-kooperativës Bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm.
3. Komisioni vendor i kërkon kryetarit të komunës/bashkisë:
a) sipërfaqen e tokës bujqësore, të venë në dispozicion për t’u ndarë më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), për ish-ndërmarrjet bujqësore;
b) numrin e frymëve më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), për ish-ndërmarrjet bujqësore;
c) normën e tokës bujqësore, në m2, për frymë, më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke specifikuar treguesit e domosdoshëm, të përcaktuara në vendimin nr. 255, datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave;
ç) konfirmimin se është lëshuar apo jo akt i marrjes së tokës në pronësi, në sipërfaqen e tokës, objekt pretendimi, për persona të tjerë nga 1.8.1991;
d) t’i verë në dispozicion ngastrat e tokës bujqësore, aktualisht të pandara, të pa vëna në dispozicion të AKKP-së, si fond i kompensimit fizik;
e) çdo informacion tjetër, që gjykohet i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të kërkesës.
4. Komisioni vendor i kërkon seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në qark:
a) konfirmimin e zërit kadastral, si për ngastrën/ngastrat, sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi, të paraqitur, edhe për ngastrën/ngastrat e pretenduar;
b) sipërfaqen e tokës bujqësore, të vënë në dispozicion për t’u ndarë më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), për ish-ndërmarrjet bujqësore;
c) normën e tokës bujqësore, në m2, për frymë, më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), për ish-ndërmarrjet bujqësore, duke specifikuar treguesit e domosdoshëm, të përcaktuar në vendimin nr. 255, datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave.
5. Komisioni vendor i kërkon zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme konfirmimin e gjendjes juridike aktuale të pronësisë, për ngastrën/ngastrat, objekt pretendimi.
6. Komisioni vendor, në bazë të dokumentacionit të ri, të krijuar pranë tij, vendos për korrigjimin ose jo të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Ky vendim duhet të përmbajë:
a) Familjen bujqësore, që fiton të drejtën e pronësisë, ku janë pasqyruar të gjithë pjesëtarët dhe pjesët takuese, që ata kanë në këtë bashkëpronësi;
b) Sasinë dhe zërin kadastral (arë, pemëtore, ullishte, vresht) të tokës bujqësore shtesë, për të cilën do të vendoset të jepet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi;
c) Emrat e pronarëve kufitarë të pronës, sipas numrave kadastralë të ngastrave;
d) Planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të ngjyrosur e të dallueshme nga ngastrat kufitare.
7. Ky vendim i komisionit vendor do të titullohet “Vendim për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronës dhe hartohet në dy kopje origjinale, njëra nga të cilat, së bashku me dokumentacionin e krijuar, mbetet pranë komisionit vendor.
8. Komisioni vendor plotëson në katër kopje origjinale aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi. Akti duhet të jetë në format A4, me ngjyrë të verdhë, shkruar me shkronja të zeza, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Akti i ri i marrjes së tokës në pronësi shoqërohet me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, e cila duhet të jetë sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Komisioni vendor dërgon në seksionin e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës, në qark, autorizimin dhe kopjen origjinale të vendimit të mësipërm, për lëshimin e aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi, bashkë me fotokopje të dokumentacionit të ri ligjor, të plotë, të krijuar, si dhe katër aktet e marrjes së tokës në pronësi, së bashku me katër planvendosjet, të plotësuara nga ky komision. Autorizimi për lëshimin e aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi ka përmbajtjen dhe formën, sipas lidhjes nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në qark, në bazë të këtij vendimi dhe të dokumentacionit, që disponon, kontrollon aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi dhe planvendosjet përkatëse të ngastrës/ngastrave dhe kur i gjen ato në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, i miraton ato.
Akti i ri i marrjes së tokës në pronësi dhe planvendosja numërtohen dhe nënshkruhen nga përgjegjësi i seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, dhe mbi nënshkrim vendoset vula e këshillit të qarkut.
11. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës, brenda 5 ditëve, plotëson aktet e mësipërme, në katër kopje, nga të cilat, njërën e mban në arkiv, një tjetër ia përcjell, zyrtarisht, ZVRPP-së, për regjistrim, dhe dy të tjerat ia përcjell komisionit vendor.
12. Komisioni vendor mban në arkiv një kopje të aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi dhe një kopje ia dorëzon përfaqësuesit, i cili është pajisur me prokurë nga bashkëpronarët.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Rexhep Shahu
Si është ndarë toka dhe projektet
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi I Ministrisë së Bujqësisë Rexhep Shahu ka sqaruar ndarjen e tokës si kundërpërgjigje e akuzave të ardhura prej PS. Viti 1991 e ka gjetur Shqipërinë me 700 mijë ha tokë bujqësore. 560 mijë ha tokë është ndarë dhe dhënë në pronësi nga tokat e ish koperativave bujqësore dhe ish NB-ve. 10 mijë ha tokë janë toka të dhëna në përdorim. Përpjekja për dy vite rrjesht është bërë për të vendosur për kthimin e këtyre tokave pjesërisht në pronësi dhe pjesa tjetër për kompensim fizik për ish pronarët. Ky projekt ligj nuk është pranuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe ky projektligj është në Kuvend.
Rreth 20 mijë ha tokë janë toka disponibël shtetetërore, që sipas vendimit të qeverisë do të shkojnë për kompensim fizik të ishpronarëve.
Nga këto 20 mijë ha tokë, 17350 ha tashmë kanë kaluar në dispozicion të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe pjesa tjetër është në proces kalimi.
Rreth 110 mijë ha tokë janë toka bujqësore te ish koperativave bujqësorë ose toka të refuzuara. Socialistët kanë bërë një ligj nr. 8312, datë 26.3 1998 për tokat e pandara me qëllim që ato të mund të ndaheshin. Por kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet dhe këto toka janë të pandara për shkak të pjellorisë së tyre të ulët, për shkak të bonitetit, të mungesës së rrugëve, të largësisë nga akset kryesore rrugore, te mungeses se ujitjes, etj.
Ndërkohë që po në qeverisjen e socialistëve të Bares janë ndarë rërat e bregdetit dhe pyjet e pishave të bregdetit që s’kanë qenë kurrë toka bujqësore.
Komisionet që janë krijuar në Prefektura janë në proces të verifikimit të këtyre abuzimeve. Ndërsa siperfaqet e pandara prej 110 mijë ha tokë, që janë pasuri publike, bazuar në ligjet e vendit, do të jepen për koncensione, me qera, etj, për çdo rast që ka patur e do të ketë shfaqje interesi, do tu jepen sipërmarrësve privatë vendas apo të huaj, që të mos mbeten djerrë siç kanë mbetur në këto dy dekada, por te shnderrohen ne siperfaqe te kultivuara.