Siguria ushqimore, kontrolli per llogari BE nga kompani shqiptare
Mbrojtja e prodhuesit dhe garancia qe kerkon konsumatori kane qene gjithnje problematike gjate viteve te fundit ne Shqiperi. Deri me tani, certifikimi i produkteve ushqimore eshte bere nga kompani te huaja, gje qe nuk ka inkurajuar zhvillimin e nje tregu te brendshem te certifikimit ushqimor. Per kete qellim u organizua dje ne ambientet e hotel Sheraton aktiviteti: Siguria ushqimore ne Shqiperi nje hap me afer standarteve te BE-se. Me pjesemarrjen e Ambasadores se Zvicres dhe zv/ministrit te Bujqesise, u vu ne dukje se siguria ushqimore sot ka ecur me perpara fale Albinspektit, trupes se pare se akredituar nderkombetarisht qe ka te drejten e inspektimit sipas standardeve te BE dhe certifikimit e produkteve organike destinuar per tregun evropian. Siguria e produkteve organike shqiptare vleresohet si nje kontribut i madh per permiresimin e imazhit te vendit ne bote dhe rritjen e eksporteve. Aktualisht, Albinspekt eshte trupa e pare dhe vetme shqiptare qe ka arritur te fitoje akreditimin nderkombetar sipas Normes Evropiane EN 45011, nga institucioni prestigjioz gjerman DGA (Drejtoria Gjermane e Akreditimit). Kjo ben qe certifikimi te jete nje mundesi reale per prodhimet vendase. Ata jane mbeshtetur prej fillimit te aktivitetit nga SECO (Sekretariati i Shtetit per Ceshtje Ekonomike) dhe SDC (Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim).