E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfirmohet zotimi i vendit fqinj dhe i BE-së, për liberalizimin e vizave

Kryediplomati italian Fratini, të hënën vizitë në Tiranë

Ministri i Jashtëm Franko Fratini mbërrin të hënën në Tiranë ndërsa në krye të axhendës së tij në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptare do të jetë pikërisht procesi i liberalizimit të vizave dhe dorëzimi i Pyetësorit të Komisionit Europian në 15 prill në Bruksel nga ana e kryeministrit Sali Berisha.
Burime pranë Ministrisë së Jashtme bënë me dije se vizita e z. Fratini në Tiranë do të jetë disa orëshe dhe në fillimi ai do të pritet nga zevëndëskryeministri dhe ministri Jashtëm Ilir Meta ku të dy homologët do të kenë edhe një konferencë për mediat.
Më pas, takimet e shefit të diplomacisë italiane do të vijnë me kryeministrin Berisha dhe presidentin Topi.
Fratini personalisht dhe qeveria italiane njihen si mbështetës të fortë të integrimit të Shqipërisë në BE dhe më herët edhe ‘pro’ liberalizimit të vizave për shqiptarët. Qeveria shqiptare shpreson që në mesin e këtij viti, Komisioni Europian të marrë vendimin për liberalizmin e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt vendeve te zonës “Schengen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›