E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmon interesimin për Hargreaves

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 20:14

Menaxheri i West Bromwich Albion, Roy Hodgson e ka konfirmuar interesimin e klubit të tij për Owen Hargreaves, nëse mesfushori anglez nuk ka probleme fizike.

Hodgson thotë se drejtori sportiv dhe teknik Dan Ashworth ka qenë në kontakt me ish futbollistin e Manchester United. Por, Hodgson do t’ia lë stafit mjekësor të vendos nëse Hargreaves do të jetë i gatshëm të luajë sërish në Premierligë.

“Nuk kam biseduar aktualisht me Owen, por ai po komunikon me Ashworth. Jemi duke e monitoruar, si dhe klube të tjera. Nëse nuk ka më probleme me lëndime, ne do ta angazhojmë”, tha Hodgson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›