Konfiskohen barna kontrabandë
Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 19:48
Policia në Vushtrri ka arrestuar një qytetar, tek i cili janë gjetur barna të kontrabanduara nga Serbia, pa banderola, me vlerë rreth 7000€.
Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.