BE jep 1.4 mil për

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë grantet për 19 projektpropozime të komunave të ndryshme në Kosovë, të cilat kryesisht do të kenë si pikësynim krijimin e zonave të gjelbra, ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, renovimin e objekteve sportive dhe rinore, si dhe fasadat e ndërtesave publike.
Ky është raundi i parë i granteve, të cilat janë përzgjedhur përmes Ftesës për Propozime për projektin e financuar nga BE-ja, “Beautiful Kosovo”.
BE-ja do të financojë 19 projekte në vlerë prej 1.421.511,17 eurosh, me të cilat pritet të krijohen vende pune për përafërsisht 600 njerëz. Synimi i projektit të BE-së “Beautiful Kosovo” (EU-BK) është të bëhet identifikimi i projekteve të vogla dhe të mesme nëpër komuna, të cilat synojnë krijimin e vendeve të punës, posaçërisht për të rinj dhe grupet e margjinalizuara dhe do të rezultojnë me infrastrukturës urbane.
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në qershor të vitit 2011 ka shpallur raundin e parë të Ftesave për Propozime (FpP) për komuna. Raundi i dytë i Ftesave për Propozime do të shpallet në vitin 2012, ku do të gjitha komunat do të ftohen për dorëzimin e aplikacioneve të reja për projektpropozime.
Në mënyrë që të merren parasysh për financim, komunat inkurajohen që të dorëzojnë formularët e plotësuar për aplikim. Ky projekt i financuar nga BE-ja menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë.