Ferguson priti më tepër nga rivalët

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se kishte pritur që rivalët Arsenal dhe Chelsea të shpenzonin më tepër se që kanë bërë deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq kanë shpenzuar mbi 50 milionë funte në David de Gea, Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa Arsenali ka bërë dy përforcime; Gervinho nga Lille dhe Carl Jenkinson nga Charlton. Chelsea ka sjellë portierin belg Thibaut Courtois, të cilin menjëherë e huazoi në Atletico Madrid.
“Kam pritur më tepër blerje”, tha Ferguson për Inside United. “Sidomos nga Arsenali. Kam menduar se ata do të sjellin disa futbollistë, por është ende herët, 21 gushti është larg dhe mund të ndodhë shumëçka. Chelsea nuk ka qenë i zënë në përjashtim të menaxherit (Andre Villas-Boas për të cilin paguan dëmshpërblim prej 13.5 milionë eurosh), të cilit do t’i nevojitet kohë për të formuar ekipin që ka”, shtoi Ferguson.
Dy rivalë të tjerë për titull në Premierligë kanë shpenzuar mbi 50 milionë funte. Manchester City dhe Liverpool kanë transferuar futbollistë si Sergio Aguero, Gael Clichy, Jordan Henderson, Stewart Downing dhe Charlie Adam. Ferguson pret që këto dy skuadra të luftojnë për kreun e tabelës këtë sezon. “Presim konkurrencë të fuqishme nga City dhe Liverpool”, përfundoi Ferguson.