E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen birrat Niksiçko, ishin pa afat

Në një aksion rutinë të Drejtoratit të Punëve Inspektuese është konfiskuar një sasi e madhe e Birrës Nikshiçko. Arsyeja e konfiskimit ishte afati i skaduar i kësaj birre pothuajse në të gjitha lokalet afariste të këtij qyteti.

Këtë e konfirmoi edhe vetë drejtori i punëve inspektuese, Ahmet Mahmuti. Ai deklaroi se është konfiskuar dhe asgjësuar një masë e konsiderueshme e Birrës Nikshicko dhe disa produkteve tjera nëpër lokalet afariste të Pejës.

Qëllim i këtij drejtorie, sipas drejtorit Mahmuti, është mbrojtja e konsumatorëve kosovarë, gjegjësisht atyre të Pejës, dhe për këtë janë në aksion të vazhdueshëm.

“Ky nuk ka qenë një aksion kundër Birrës Nikshicko, por ka qenë një aksion i zakonshëm dhe në kuadër të inspektimeve kemi hasur në skadim të Birrës Nikshicko”, tha Mahmuti.

Të skaduara kanë qenë kryesisht birrat 2 litërshe të prodhuesit. Sipas këtij drejtorati, depon e lokaleve afariste janë të mbushura plotë me këtë lloj birre. E më e keqja thonë ata, është se kjo gjendje s`ekziston vetëm në qytetin e Pejës, por edhe në qytetet e tjera të Kosovë. Drejtori i Inpsekcionit, Ahmet Mahmuti, tha se rekomandon edhe drejtoria e inspeksionit në komuna tjera të vazhdojnë me këto aksione.

Birra Nikshicko është në tregun kosovar me një përqindje të mirë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›