Konfl ikti në Kaukaz, një vit më pas: situata ende e brishtë
Sot mbushet një vit nga konflikti
i ashpër i gushtit të
kaluar në Kaukaz, që mund
të kishte përfunduar shumë
më keq dhe që u zhvillua mes
Gjeorgjisë dhe Rusisë. Për këtë
përvjetor, në të gjithë Gjeorgjinë
janë ndezur qirinj për përkujtimin
e konfl iktit 5-ditor, që synonte
zotërimin e Osetisë Jugore.
Gjeorgjia nisi një sulm ndaj Osetisë
së Jugut në orët e vona të 7
gushtit të kaluar, pas ditëve të tëra
të përleshjeve me separatistët
dhe viteve të një tensioni gjithnjë
e në rritje me Moskën. Këtij
sulmi rusët iu kundërpërgjigjën
menjëherë në mënyrë të ashpër e
të rrufeshme përmes një ofensive
që përfundoi në datën 12. Nga
kjo luftë humbën jetën brenda
5 ditësh 390 civilë dhe u zhvendosën
190 000 të tjerë. Një vit më
pas, një akt ende i papërfunduar
pushimzjarri mban ende potencial
rrezikun e një ringjalljeje të
armiqësive. Gjeorgjianët janë të
vendosur që ta përkujtojnë këtë
ditë përmes fajësimit të rusëve,
ndërsa Rusia dhe krahina e Osetisë
Jugore fajësojnë për sulmin
dhe pasojat e tij Presidentin e
vendit, Sakashvili, dhe ushtrinë e
tij të trajnuar e pajisur nga amerikanët
dhe deklarojnë se ata kanë
luftuar për të mbrojtur Rusinë
dhe civilët që mbajnë pasaporta
ruse. Nga ana e tyre, gjeorgjianët
thonë se ngjarja e një viti më parë
ishte një sulm i rusëve dhe një
dënim për ambicien e Gjeorgjisë
për të qenë pjesë e NATO-s. Lufta
shqetësoi shumë edhe Perëndimin,
i cili nisi disa negociatorë
të nivelit të lartë në Moskë. Njëri
prej tyre ishte edhe Presidenti
francez, Sarkozi. Gjeorgjianët,
për të përkujtuar luftën, kanë
parashikuar "zinxhirë" njerëzorë
me qirinj në qytetin e Gorit.
Shumë diplomatë të huaj janë të
mendimit se ngjarja e 7 gushtit
ishte një gabim në gjykim nga
ana e Gjeorgjisë. Kjo, sepse pas
këtij sulmi tanket ruse të përqendruara
në Kaukazin e veriut nisën
menjëherë rrugën drejt Osetisë së
Jugut për të treguar se Gjeorgjia
nuk duhet as ta çonte nëpër
mend në të ardhmen një gabim
që duhet ndërkohë ta paguante
rëndë. Për banorët e zonave që
ishin në vijën e luftës, situata
ka qenë tragjike, sepse gjithçka
ndodhi krejt papritur. Perëndimi
fillimisht e dënoi Rusinë
dhe u përpoq që të negocionte
pushimzjarrin. Menjëherë pas
pushimit të luftës, Parlamenti
rus i njohu krahinat e Osetisë së
Jugut dhe Abkhazisë si shtete të
pavarura.
i ashpër i gushtit të
kaluar në Kaukaz, që mund
të kishte përfunduar shumë
më keq dhe që u zhvillua mes
Gjeorgjisë dhe Rusisë. Për këtë
përvjetor, në të gjithë Gjeorgjinë
janë ndezur qirinj për përkujtimin
e konfl iktit 5-ditor, që synonte
zotërimin e Osetisë Jugore.
Gjeorgjia nisi një sulm ndaj Osetisë
së Jugut në orët e vona të 7
gushtit të kaluar, pas ditëve të tëra
të përleshjeve me separatistët
dhe viteve të një tensioni gjithnjë
e në rritje me Moskën. Këtij
sulmi rusët iu kundërpërgjigjën
menjëherë në mënyrë të ashpër e
të rrufeshme përmes një ofensive
që përfundoi në datën 12. Nga
kjo luftë humbën jetën brenda
5 ditësh 390 civilë dhe u zhvendosën
190 000 të tjerë. Një vit më
pas, një akt ende i papërfunduar
pushimzjarri mban ende potencial
rrezikun e një ringjalljeje të
armiqësive. Gjeorgjianët janë të
vendosur që ta përkujtojnë këtë
ditë përmes fajësimit të rusëve,
ndërsa Rusia dhe krahina e Osetisë
Jugore fajësojnë për sulmin
dhe pasojat e tij Presidentin e
vendit, Sakashvili, dhe ushtrinë e
tij të trajnuar e pajisur nga amerikanët
dhe deklarojnë se ata kanë
luftuar për të mbrojtur Rusinë
dhe civilët që mbajnë pasaporta
ruse. Nga ana e tyre, gjeorgjianët
thonë se ngjarja e një viti më parë
ishte një sulm i rusëve dhe një
dënim për ambicien e Gjeorgjisë
për të qenë pjesë e NATO-s. Lufta
shqetësoi shumë edhe Perëndimin,
i cili nisi disa negociatorë
të nivelit të lartë në Moskë. Njëri
prej tyre ishte edhe Presidenti
francez, Sarkozi. Gjeorgjianët,
për të përkujtuar luftën, kanë
parashikuar "zinxhirë" njerëzorë
me qirinj në qytetin e Gorit.
Shumë diplomatë të huaj janë të
mendimit se ngjarja e 7 gushtit
ishte një gabim në gjykim nga
ana e Gjeorgjisë. Kjo, sepse pas
këtij sulmi tanket ruse të përqendruara
në Kaukazin e veriut nisën
menjëherë rrugën drejt Osetisë së
Jugut për të treguar se Gjeorgjia
nuk duhet as ta çonte nëpër
mend në të ardhmen një gabim
që duhet ndërkohë ta paguante
rëndë. Për banorët e zonave që
ishin në vijën e luftës, situata
ka qenë tragjike, sepse gjithçka
ndodhi krejt papritur. Perëndimi
fillimisht e dënoi Rusinë
dhe u përpoq që të negocionte
pushimzjarrin. Menjëherë pas
pushimit të luftës, Parlamenti
rus i njohu krahinat e Osetisë së
Jugut dhe Abkhazisë si shtete të
pavarura.