E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i talebanëve afganë ka shumë mundësi të jetë vrarë

Pakistanezët besojnë se shefi
i madh i talebanëve, Baitullah
Mehsud, për kokën
e të cilit Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë vënë një shpërblim
prej 5 milionë dollarësh, ka
shumë mundësi që të jetë vrarë
së bashku me bashkëshorten
dhe truprojat në një sulm me
raketa dy ditë më parë. Një ofi -
cer i shërbimit inteligjent në
Waziristan-in e jugut deklaroi për
një agjenci lajmesh perëndimore
se ndërkohë funerali është zhvilluar.
Edhe mediat pakistaneze,
duke iu referuar burimeve të
sigurta, sipas tyre kanë deklaruar
se numri një i talebanëve nuk
jeton më. Mendohet se goditja
ndaj tij është kryer nga një raketë
e hedhur prej një avioni pa pilot
i amerikanëve. Sipas analistëve
dhe diplomatëve të ndryshëm që
i janë referuar këtij lajmi, vdekja
e këtij personi do të shënonte
një sukses shumë të madh, por
shumëkush dyshon nëse ajo do
të ndihmonte perëndimorët që
të luftonin kryengritjet e fundit
në Afganistan. Fokusi kryesor i
personit që supozohet i vdekur
dhe njerëzve të tij ka qenë goditja
ndaj qeverisë së Pakistanit dhe ajo
ndaj forcave të sigurimit. Ministri
i Brendshëm i Pakistanit dhe
zyrtarë të tjerë, thanë se të gjitha
shenjat ishin në favor të vdekjes së
Mehsud, megjithatë mungon prova
fi zike e kësaj vdekjeje, çka do të
jetë shumë e vështirë që të zotërohet,
pasi disa zona janë tërësisht të
pakalueshme nga kontrolli i rreptë
që i bëjnë talebanët. Në fshatin ku
mendohet të jetë goditur lideri
ka pasur shumë njerëz që nisën
mbajtjen e zisë. Po sipas burimeve
të shërbimeve sekrete, liderët e
tjerë talebanë janë mbledhur në
jug të Waziristan-it për të vendosur
në lidhje me pasuesin e
Mehsudit. Mendohet që sulmi me
raketë ka marrë edhe jetën e vëllait
të liderit dhe atë të shtatë truprojave,
si dhe të bashkëshortes së
tij. Vdekja e saj është konfi rmuar
disa orë pas sulmit, të mërkurën.
Sipas një zëdhënësi të talebanëve
afganë, përpjekja e tyre nuk do
të ndryshojë nga lajmi i vdekjes
së Mehsud. Ky person është konsideruar
i vdekur edhe herë të
tjera, por gjithmonë ia ka dalë që
të mbijetojë dhe të rishfaqet në
skenë. Nëse këtë herë ai do të jetë
vrarë me të vërtetë, sipas zakonit,
zëdhënësi i talebanëve nuk do
të konfi rmojë asnjë lajm deri në
zgjedhjen e shefi t të ri. Por sipas
analistëve vështirë se një njeri si
Mehsud mund të zëvendësohet
lehtësisht. Ai ishte shumë i aftë
për të organizuar dhe për të
vënë në funksionim situata të
ndryshme dhe për talebanët. Ai
ishte e organizatori kryesor i tyre
dhe i mbajti të bashkuar të gjitha
fraksionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›