E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me 15 kile heroinë të pastër shqiptarët

Dy emigrantë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane dje pasi u kapën me 15 kilogramë heroinë. Arrestimi i dy shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u krye nga San Benedeto del Tronto. Vlera e heroinës së sekuestruar është disa milionë euro dhe është konsideruar si sekuestrimi më i madh i heroinës në këto vitet e fundit. Në lajmin e publikuar nga media italiane nuk jepen shumë të dhëna për ngjarjen. Veç identitetit të shqiptarëve nuk bëhet e ditur as se ku u gjet sasia e heroinës, por as se nga vinte dhe cili ishte destinacioni i saj. Ndërkaq, Policia e Shtetit fqinj po vazhdon hetimet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike. Marrja në pyetje e dy shtetasve shqiptarë pritet të hedhë dritë mbi këtë rrjet trafikantësh dhe të çojë në arrestime të tjera, si dhe në zbulimin e linjës së trafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›